“Jemi parti e paqes”/ Berisha: Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve
Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sot akuza të ashpra ndaj ...

Kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje nga Korça kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen.
Në fjalën e tij në turin e ‘Foltores’, Berisha u shpreh se dënimi ndaj Ramës është pa kthim dhe kapital.
Berisha shtoi se protestat qytetare janë e vetmja mënyrë për të përcjellë Ramën nga largimi nga pushteti.
“Thashë edhe një herë, kur na kanë provokuar në shkallën më ekstreme, kemi ditur t'u tregojmë në mënyrën më të vendosur vendin të gjithë atyre. Ndaj dhe ju garantoj se Edi Rama i ka ditët e numëruara, kohërat e numëruara.
Se, se ashtu siç thotë edhe legjenda, keni parë, s'keni parë një të vdekur me të gjallë, të dy ata janë të vdekur politikisht bashkë me Rilindjen e tyre, që është një strofull krimi, strofull krimi edhe duhet të largohet nga historia.
Ndaj dhe demokratë dhe demokrate të Korçës, qytetarë dhe qytetare të Korçës, ju ftoj në emër të dinjitetit tonë njerëzor, të dashurisë sonë për këtë vend, për këtë komb që po rrokulliset si asnjëherë në historinë e tij, që po ecën drejt shuarjes me këto përmasa largimi nga vendi, për këtë komb që varfërohet, në një kohë kur Shqipëria është nga vendet më të begata, më përrallore me pasuritë e saj.
Për trashëgiminë tonë, se dhe ajo ka vlerën, për familjen, për familjen dhe vlerat e saj. Miq, ligji që miratoi ky bastard i George Sorosit, ligji që miratoi është ligji i shkatërrimit të përfundimtar të familjes. Të rinjtë nuk e dinë. Edhe s'kanë pse ta dinë.
Por, në manifestin e Marksit, armiku apo gjëja më e keqe e planetit sipas filozofit parajak terrorist, Karl Marks, ishte prona private. Post-marksistët, post-marksistët kanë shpallur familjen dhe shpërbërjen e saj, ndryshimin e gjinive dhe shpërbërjen e tyre si qëllimin kryesor të një bote të ardhshme.
Ndaj dhe kjo betejë është një betejë për familjen tonë, e cila ka mbajtur kombin nga shekulli në shekull, nga mijëvjeçari në mijëvjeçar dhe i detyrojmë një lloj sa Zotit ekzistencën tonë.
Këtu, nga Korça, i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe është kapital.
Dënimi yt politik është pa kthim dhe kapital.
Jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen, se nuk ka forcë në botë që të mban më në pushtet.
Se korçarët, se tiranasit, se shqiptarët, çdo ditë betohen për të treguar vendin që meriton. Të falenderojë Zotin që Shqipëria nuk ka dënim me vdekje, me vjedhjet që kanë bërë. Jua them unë juve, ama.
Ndaj dhe Partia Demokratike dhe opozita e cila ka gjithë trashëgiminë e saj, ka të drejtën me vete, ka guximin e qytetarëve.
Në javë që vijnë, Edi Ramën do e përcjellin në honet e historisë, në banesën e turpit, për vjedhjet që ka bërë. Kjo kërkon nga çdo qytetar, kërkon nga çdo demokrat e demokratë, protestë paqësore të qëndrueshme.
Ne nuk duhet të humbasim nordin tonë. Të gjitha betejat i kemi fituar me qëndresë paqësore. Paqja është shumë herë më e fortë se të gjitha të tjerat. Erdhën me rebelim në '97-ën, i përzumë me votë. Grabiten votën, do t'i përzëmë përsëri këto muaj së bashku”,-tha Berisha./CNA
Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sot akuza të ashpra ndaj ...
Kryedemokrati Sali Berisha, nga ‘Foltorja’ e kësaj së shtu...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso deklaroi sot se Partia Demokra...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur pasd...
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë pamje nga tr...
Demokrati Dorjan Teliti u ndal sot te përballja e opozitës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha rrëfeu sot në një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë sot copë...
Deuteti demokrat Flamur Noka ka reaguar pak minuta më parë...
Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka prezantuar një projekt...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar sot ndaj botu...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me...
Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregullore...
Turi i “foltores” së PD ka vijuar ditën e sotme në Manëz. ...
Ish-kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në një stud...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, ka vler...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...