Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Elez Biberaj, në datën e lindjes
Qashtu siç e patën ndarë me kufi tokën ku flitej e jetohej shqip qysh prej “kur Mali i Zi ish Iliri e kur nga njëri det në tjatrin det isha zot vetë”, u nda me kufi prej fisit, katundit e atdheut, edhe jeta e familjes së Hysen Kadrisë prej Shoshani, që dikur qe pjesë e kooperativës bujqësore Margegaj, në rrethit të Tropojës.
Vendimi për me ikë, pra për me u arratisë, me siguri nuk ka qenë i lehtë. Si të gjitha ikjet.

Sepse ikjet, pavarësisht rrethanave dhe motiveve, asnjëherë nuk janë të lehta.
E megjithatë, ai, pra Hysen Kadria (baba i Elez Biberajt), bashkë me të vëllanë, Nimanin, e patën marrë rrezikun në sy.
Dhe më 1951 ikën. E lanë kufirin dhe ikën përnjëmend nga Shqipëria.
Në atë ikje merr udhë edhe jeta e Elez Biberajt, i cili, u lind një vit pas ikjes, në Plavën e Shqipërisë përmatanë kufirit me Shqipërinë, në atë anë të bjeshkëve. Bash si sot 73 vjet më parë.
Ishte 15 nëntor 1952.
Prindërit e Elez Biberajt vinin prej familjesh me emër në Malësinë e Gjakovës e në krejt ato anë. Patrioti i madh Haxhi Zekë Byberi ka qenë me prejardhje Byberaj. Ndërsa, e ëma, qe bijë e Hoxhajve të Gashit.
Në atë “djep” u përkund Elez Biberaj. U rrit në gjysmën tjetër, me gjysmën e kësaj ane trupëzuar në babën e nënën.
Jeta e tij ngjan si një film epope. Aty ngërthehen, përplasen e bashkëjetojnë çaste, momente, ngjarje dhe personazhe nga më të ndryshmit e më të çuditshmit, që as në fantazinë më të shfrenuar nuk do të mund t’i imagjinonte ndokush se mund të bëheshin bashkë. E, mu për këtë arsye mendoj se rasti i Elez Biberajt është krejt unik, i veçantë dhe i papërsëritshëm.
I pangjashëm me asnjë rast tjetër ikjeje, anipse të gjitha ikjet, në fund të fundit ikje janë.
Jeta nuk ia ka rezervuar vuajtjet e as hallet e shumta në familjen ngjizur me krenarinë epike malësore e të prirë prej një babe që fisnikërinë e dinjitetshme e kishte pasurinë më të madhe.
Por ato, as e mundën e as e ligështuan, nuk e tutën e as e bënë të tërhiqej.
Edhe pse në një komunizëm tjetër, jeta në Jugosllavinë e viteve 1950-1960 të shekullit të kaluar, nuk ka qenë e lehtë për familjen e Hysen Kadrisë. Pra, as për femijërinë dhe adoleshencën e vetë Elezit. Edhe pse Tito ishte i parë, ajo periudhë është shenjuar në historinë jugosllave (edhe në historinë jugosllave të shqiptarëve atje), si koha e Rankoviçit, koha e pushtetit të UDB-së, kohë e masakrave të mëdha shtetërore kundër shqiptarëve.
Ikja prej aty e mbërritja në SHBA qe shpëtim. Shpëtim dhe bekim.
Elez Biberaj e sfidoi jetën. Ia doli të marrë prej saj më të mirën e mundshme, në një realitet që edhe pse nuk qe i tij, diti ta bënte të vetin, diti t’i imponohej. Gazetari me emër i “Zërit të Amerikës”, ia mbërriti të bëhej edhe drejtor i zërit zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndaj, përtej emrit, Elez Biberaj është sot një institucion.
Është një referencë qytetari e atdhetari të përkushtuar.
Është shembulli i profesionistit të zot që mbërriti një lartësi për t’u admiruar dhe synuar prej shumëkujt që do të bëhet dikushi në jetë.
Për herë të parë me Elez Biberajn jam takuar në zyrën e tij. Në “Zërin e Amerikës”. Ishte marsi i vitit 1996.
Edhe pse qe shumë miqësor, qe edhe shumë shqiptar në mënyrën se si më priti e si u soll që të mos gjendesha i largët, brenda meje një ndjesi faji, edhe pse i pafaj, më pengoi që të ndjehesha i shpenguar. Madje, më dukej se i gjithë përjetimi në ato momente më kishte bërë aq të nëpërdukshëm, sa po prisja që Elezi nga çasti në çast të më pyeste pikërisht për atë që unë nuk doja të më pyeste; për “të birin e diversantit”.
Unë isha aty, në zyrën e tij. Bashkë me të. Sy më sy. Isha si gazetar i “Zërit të Popullit”. Dhe Elez Biberaj e kishte gjithë të drejtën të më pyeste edhe për “të birin e diversantit”.
Biseda mes nesh qe e veçantë, e hapur. Shumë e vlefshme për mua jo vetëm në planin profesional, por interesante dhe emocionuese pa cak e krejt e barabartë si mes kolegësh, pavarësisht pabarazisë në shumëçka mes nesh.
Mirëpo, jo vetëm që nuk e ceku temën e “diversantit”, por me një fisnikëri që është veçanti e sojit, ai as nuk më la të kuptoja se e kishte lexuar atë shkrim. Atë shkrim të botuar në “Zërin e Popullit” më 18 nëntor 1990. Pra, 35 vjet më parë.
Në të vërtetë, për çka po flas nuk qe as shkrim. Ishte një letër. Një letër anonime. Pa autor. E shkruar keq dhe e botuar krejt në kundërshti me standardet profesionale dhe etike të gazetës. Dhe më për dreq e bënte të gjithën, një shënim në emër të redaksisë vënë në fund të shkrimit: “Zëri i popullit” nuk e ka për zakon të botojë letra anonime. Por, vetëm këtë radhe bëmë një përjashtim, për vetë interesin e veçantë, që paraqet letra anonime e mësipërme”.
Unë nuk di të them nëse e ka ditur apo jo Elez Biberaj sa qe i vogël e kur rendëte për me u shkollu prej Hoti në Gjakovë e Prizren në ato vite të messhekullit të kaluar, më parë se të largoheshin prej vendeve shqiptare që ishin nën Jogosllavinë e të shkonin në SHBA, se babën e tij në mëmëdhe e kishin shpallur tradhëtar. Por sot, pasi mes nesh ekziston një miqësi e çmuar për të dy, e marr me mend se si është ndjerë zëri shqip i “Zërit të Amerikës”, kur ka lexuar në “Zëri e Popullit” ta quanin “biri i diversantit” dhe t’ia akuzonin babën si “të dërguar nga UDB-ja jugosllave, si diversant e vrasës në vendin tonë”.
Atëkohë nuk i kisha mbush as tre muaj që punoja në gazetë, por mes kolegësh patëm diskutuar “për të birin e diversantit”, i cili na vinte edhe vetë si “diversant” përmes valëve të “Zërit të Amerikës”.
Shembja e madhe që avitej të na zinte edhe ne, ndihej gjithkund, edhe pse nuk pranohej.
“Zëri i Amerikës” përmes zërit të Elez Biberajt qe bërë kumt lirie. Ai zë na parathoshte çfarë pritej të mbërrinte ndër ne e ku duhej që ne të mbërrinim. Ndaj, as atë kohë e as këtë kohë, nuk gjej arsye ta kuptoj se kush e përse e urdhëruan botimin e asaj letre.
As atëherë e as më vonë sa herë e kam takuar Elez Biberajn, ai kurrë nuk më pyeti se përse “Zëri i Popullit” u detyrua të prishte zakonin dhe të botonte një letër anonime! Drejtuesit e partisë a të gazetës fare mirë mund të gjenin një militant që të pranonte të bënte të njejtën gjë. Kishte plot asish që do ta merrni përsipër të shisnin emrin. Mirëpo çuditërisht u zgjodh “një nga ato anonimet” si për të dëshmuar mjerimin intelektual dhe profesional, por edhe një ndjenjë kompleksi dhe inferioriteti në përballjen me “të birin e diversantit” të “Zërit të Amerikës”.
Mjafton vetëm ky shembull, pra fakti që Elez Biberaj as e konsideroi ndonjëherë dhe as u interesua të mësonte ndonjë detaj lidhur me atë letër anonime, mbërritur në redaksi me porosi nga lart e botuar në “Zërin e Popullit”, për të kuptuar lartësinë e fisme të tij.
Ai nuk më pyeti kurrë e kurrë nuk ka për të më pyetur kurrqysh, sepse kanonet e tij janë të një natyre tjetër. Janë kanonet e njëriut të lirë. Të njeriut që lirinë e ka kultin e jetës.
Ndaj sot, mu në datën e lindjes, më duhet t’i them Elez Biberajt se jeta e tij është modeli që na duhet. Më e pakta, për ta njohur.
Elez Biberaj e ke detyrim të na e japë këtë model, të na e ofrojë bujarisht, me mirësinë që është e tija. Edhe me fisnikëri.
Sepse Elez Biberaj nuk është më vetëm i vetes. Dhe as vetëm i familjes së vet.
Është i të gjithëve ne.
Një kundërargument ndaj deklaratës publike të z. Ben Blush...
Siguria ushqimore në Shqipëri është kthyer në një nga çështj...
Përmes fotografisë, jo thjesht si një formë arti që ka sti...
Jetoj te “Komuna e Parisit”. Për shkak të vajzave të vogla...
Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për ...
I njihni ju demokratët e qytetit të Vlorës e rrethinave!? ...
U bënë zgjedhjet. U numëruan kutitë, u dhanë rezultatet, u...
Ndoqa fjalën e Z.Berisha sot në mbledhjen me kryetarët e deg...
Nëndori për shqiptarët ka dy data të afërta me njëra-t...
Dje në mbrëmje, si çdokush që jeton në këtë vend, po ndiqj...
Shqipëria dhe Kosova zhvilluan dje zgjedhje të pjesshme ve...
Një tranzicion i gjelbër që kërkon bazë të qëndrueshme Tr...
Në një bashki me 200 mijë banorë me të drejtë vote, në kut...
Në Shqipëri, një dosje që hapet mjafton për të shpërthyer ...
Në tavolinën ngjitur dy mesoburra po pinin kafe, pasi kish...
Asgjë nuk di kryeministri juaj, dhe asgjë nuk kanë ditur p...
(Ilustrimi është një montazh mbi pikturën e njohur të kohë...
Në Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të nesërme pritet një pj...
E shkruaj këtë tekst nga një bindje e kthjellët konser...
Sot vij me dy burime që më udhëheqin: Kushtetutën që më de...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...