web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

T’i bëjmë një lexim real tregtarit të territoreve që qeveris Shqipërinë

3 Korrik 2023, 10:29, Opinione Hysni Gurra

T’i bëjmë një lexim real tregtarit të territoreve

“Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi.” - Edi Rama.

E dekriptuar kjo do të thotë:

Isha i vetëdijshëm që projekti “Open Balkan” është projekt ruso-serb. Nuk e bëra nga naiviteti. E bëra sepse Procesi i Berlinit ishte i iniciuar nga Bashkimi Europian dhe përfshinte të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Bosnjen, të cilën Serbia nuk e do stabile, Malin e Zi, të cilin Serbia nuk e do stabile, Kosovën, të cilën Serbia as e njeh as nuk e do stabile.

Në procesin e Berlinit Serbia ishte e detyruar të jetë njëra nga këto shtete, jo lokomotiva, gjë të cilën ia siguronte “Open Balkan”.

Dhe njeriu më i duhur për të propaganduar projektin ruso-serb ishte Edi Rama.

E dini pse ishte Edi Rama?

Ishte Edi Rama e para për shkak se është i kapur nga grupe të errëta amerikano-ruse, ruso-serbe, turko-iraniane, italiano-ruse, mos ju duket përrallë kjo, do vijë dita që do ta shihni, e do ngelni si guakë.

E dyta ishte njeriu i duhur për të propaganduar Ballkanin e Hapur sepse Edi Rama e beson për çështje kulturore që Serbisë i takon të jetë lokomotiva politike e ekonomike e rajonit.

E ka bindje Rama këtë.

Këto janë arsyet që ky telendisi Kosovën e Bosnjen që nuk donin të ishin pjesë e iniciativës ruso-serbe, për Malin e Zi e ndihmoi Rusia-Serbia-Sorosi duke i sjellë një kryeministër mediokër, ushtar të paditur si Dritan Abazoviç dhe kështu e morën me vete Malin e Zi.

Tani një përshkrim të shkurtër ku e gjeti kurajën ky të sfidonte Procesin e Berlinit?

Edi Rama, siç e thamë, nuk është budalla. Sidomos tani që ka çelësat e informacionit të çdo gjëje para të tjerëve.

Ky i hyri "Open Balkan" sepse, ashtu si thashë më lart, e ka bindje kulturore se Amerika dhe Europa janë një kalë i ngordhur ose tigra prej letre. Këtë gjë, përveçse kulturore, ia ka përforcuar edhe ç’ka parë vetë me sytë e tij këto vite. Kush rri me të në tavolinë e di që ai flet në mënyrë pezhorative për Europën e Amerikën dhe “tall” trapin me ta (mendon ai).

Ai e sheh që Departamenti i Shtetit ka rënë në duart e një çunaku (Alex Soros) me të cilin ky rri përditë. Ai e sheh që Parlamenti Europian është i mbushur me deputetë të shkollës së Sorosit ose lobistë të tij që sillen korridoreve të Brukselit natë-ditë. Ai gjithashtu e provoi vetë se sa ujë fut diga e Amerikës.

E provoi me McGonigall, hyri deri ku i deshi qejfi këtij.

Aq sa e bëri langaraq fare shefin më të lartë të FBI-së duke i dhënë para me qese nëpër parkingje, sikur po paguante ndonjë prostitutë.

Edi Rama e di gjithashtu që Rusia është një nga superfuqitë e botës, këtu edhe unë besoj si ai, po unë vetëm e them, ai e praktikon, dhe ka vendosur ura të forta komunikimi me Moskën.

Moska i ka lënë Vuçiçin si dado këtij, i ka thënë llastoje se po e llastove këtij i merr ç’të duash.

Pse u tërhoq?

U tërhoq sepse e thirrën veç, Amerika dhe Europa mund të degradojnë, siç me të drejtë mendon Rama, po jo kur cenohen gjëra të mëdha. E shantazhuan me dosjen McGonigall, me të cilën sigurisht do ia “marrin” shpirtin se ka ka kaluar çdo vijë të kuqe.

Në Amerikë dhe në Eruropë, ky, nga "good guy" është kthyer në "bad guy".





Lajmet e fundit nga