Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

A i ka dhënë mjaftueshëm shpërblim Edi Rama, ambasadores amerikane, Yuri Kim alias Kimetes. Përfaqësueses së Amerikës, DASH-it, apo Presidentit Joe Biden? Assesi! Duhej t'i ofronte edhe territor. Në mos ndonjë resort në ato planet 3-vjeçare qeveritare, me gjoja indeksin, investime strategjike etj. Por le të shohim konkretisht rezultatet aktuale se ku ndodhet administrativisht Shqipëria, nën atë bashkëpunimin gjoja “të shkëlqyer” qeveri-Amerikë. Aktualisht Shqipëria është totalisht shtet i rilindjes sesa i shqiptarëve.
Ka Gjykatë Kushtetuese, por nga 10 anëtarë të gjithë janë me bindje socialiste. Ka Gjykatë të lartë, por nga 10 anëtarë të gjithë ata janë me bindje po socialiste. Ka Gjykatë Apeli, por nga 10 anëtarë edhe këta janë me bindje po socialiste qeveritare. Ka President, por ky i shërben kafenë qeverisë, jo shqiptarëve. Qeveria e ka zgjedhur, nuk e kanë zgjedhur shqiptarët. Prokurori të Posaçme Hetimore, por nga 10 prokurorë të gjithë këta janë me bindje kryesocialiste.
Mbajnë sytë te “Twitter”-i i Kryeministrit për të futur në rreth të zi emrin e radhës. Ka gjykata të shkallës së parë, por edhe këtu të gjithë janë socialistë soroistë allias rilindas. Edhe kjo si rezultat i bashkëpunimit “të shkëlqyer” me ambasadoren, ose allias Amerikën. Ku togfjalëshi “go on”, ishte me dy duar, ose 24/ 7 si i themi edhe ne këtej nga Amerika. Ka KQZ (Komision Zgjedhor) por nga 5 anëtarë, 4 i ka qeveria dhe 1 nuk dihet se kujt i përket, por dorën e ngre në favor të qeverisë. Ka Gjykatë Zgjedhore, por nga 5 anëtarë, 4 i ka qeveria dhe 1 një parti aleate e qeverisë.
Ka metodologji shëbimesh “online”, pra me kompjuter, aq sa edhe referendumi bëhet aty dhe e gjitha është një rrjedhë që humbet në një vrimë të zezë, rezultatin e di dhe kontrollon vetëm qeveria. Ka Avokat të Popullit, por edhe këtë e ka qeveria. Ka Kontroll të Lartë të Shtetit, por edhe këtë e ka qeveria. Ka kod zgjedhor, por prirtas në favor të qeverisë, pasi kandidati i qeverisë do 1500 vota, ai i opozitës apo i pavaruri, do 15 000 vota për një vend në parlament.
Ka komisione parlamentare, ku 80% i ka qeveria dhe 20% janë kukulla të varuara nga dy grupe që shumë shpejt u bënë 3 grupe. Sa më shumë unifikohet 80% qeveritar, aq shumë copëtohet 20% qeveritar. Kjo falë reformave dhe bashkëpunimit “të shkëlqyer” me ambasadën dhe Amerikën e Joe Biden-it. A duhet t'i jepte më shumë Edi Rama, Kimetes? Absolutisht që po.
Sot atmosfera politike apo administrative është totalisht ajo e Shqipërisë 1944-‘48, apo 1950-‘61, deri 1978 ku nisi edhe vetmia e madhe. Nuk janë shifra amorfe, por raportet ndër vite kur në Shqipëri qeveriste ai që donte Jugosllavia, Enveri, Bashkimi i madh Sovjetik, Enveri, Kina e madhe dhe prapë Enveri. Ashtu si sot Amerika, pavarësisht vullnetit të shqiptarëve, të drejtës civile të emigrantëve i ka dhënë Edi Ramës një monarki diktatoriale./ CNA
S’ka Opozitë reaguese, reagojmë në kafe për pas ngjarjes!!...
Për rritjen e tensioneve në Veri të Kosovës, Komisioni...
Tek dëgjoja lajmeve për ekzistencën e YLLIT të mirënjohjes...
Kriza e fundit në Kosovë dhe roli që po përpiqet t’i ngark...
Yuri Kim e mbylli misionin e saj në Shqipëri Ajo qëndroi ...
Maratona e zgjedhjeve greke u mbyll të dielën që shkoi...
“Dëshiroj të falënderoj nga thellësia e zemrës a...
Edhe pse i vonuar, sigurisht dhe pa asnjë mëdyshje është n...
Kërkesa e Edi Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosov...
Në çdo cep të Greqisë po të shkosh me pushime do ndeshësh ...
Pyetja revoltuese “PSE?” nuk ka përgjigje të lehtë kur shi...
Albin Kurti nuk e ka patur një ditë të qetë në qeverisje q...
Shqiptarët kanë qenë populli më i sulmuar dhe më i mas...
Për shkak të detyrave dhe funksioneve të larta që kam usht...
Matura shtetërore, në vend që të ishte një sfidë e të rinj...
Në momentin që më mbërritën në celular, pamjet prej hamsho...
Shqiptarët nuk janë një komb që tremben nga të tjerët,...
Vendi drejt falimentimit! Pensionistët në krye të punësimi...
Nga At Gregor Pelushi Ështe në fakt një nga temat më të m...
Sa kisha filluar gjimnazin. Në shkollë shkoja me Naqen që ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...