GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Në çdo cep të Greqisë po të shkosh me pushime do ndeshësh patjetër shqiptarë. Që të ofrojnë miqësi, shërbim, qeshje e gatishmeri pafund dhe falas.
Kështu me ndodhi një drekë në ishullin Tios, një copë shkëmbi i madh, por i mbushur me turistë aq shumë sa mendova se do fundosej, nuk do ta mbante dot ngarkesën njerëzore.
Ngaqë ishim me ngut, se ishim në një tur në 6 ishuj, nuk kishim mundësi për restorante klasi a për ngrënie me muhabete shtruar.
Shkuam në një kthinë te një cep rruge që afronte në çast fruta deti të zgarës. Nuk mbaruam fjalët e porosisë kur pjatat me oktapodë, kallamarë, karkaleca mbushën tavolinën e vogël rrumbullake.
Uri të madhe nuk kishim, por nepsi alarmant na përfshiu se gatimet ishin mbreterore, plot freski, aroma e erëza të krejt globit. Mbresave të piknikut iu shtua dhe gastronomia mahnitëse. Donim të paguanim shpejt,por:
-I keni dhoro nga pronari. Eshtë shqiptar si ju!- na tha shqip kamarieri që na solli gjithë ato pjata e fliste veç ne, ne, ne!
U gëzuam sigurisht, por doja ta falënderoja personalisht.
-A mund t'i japim dorën?
-Patjetër, - dëgjuam dhe drejt nesh po vinte një burrë mesatar, i qeshur, me sy bojëqielli, flokë kafe e me dhëmbë shumë shumë të bardhë.
Pasi e falenderuam mësuam se quhej Bledar, ishte nga Këlcyra, kishte ardhur që 25 vjet para, ëndërronte në Shqipëri të bëhej mësues, por nuk e çonin në shkollë pedagogjike. Ishte i martuar, kishte dy djem dhe të dy në universitet në Athinë. I madh masterin do e bënte në Londër.
Në fillim mblidhte ullinj, më pas bahçevan në ca hotele, pastaj me gruan morën një lokal të vogël me qira e atje kanë 12 vjet që presin e përcjellin turistë. Çdo vit e më shumë.
Na pyeti dhe ne për profesionet. Kur mësoi se isha gazetar, tha që njihte një prej tyre. Koli e quanin, babai e pati ftuar një herë dhe për darkë në Këlcyrë, tha. Ai premtoi se do më nxirrte bursë për shkollë në Gjirokastër, por nuk di pse nuk ia doli.
Koli ishte shefi im i redaksisë për shumë vite. Nuk thashë që e njihja nga që më erdhi ndër mend krejt darka e Këlcyrës, krejt ajo natë kaq e pështirë dhe e turpshme. M'u kujtua edhe Bledari atje në cep të dhomës, i pafjalë dhe me duart te goja duke kafshuar thonjtë.
Sapo kisha nisur punë në gazetë e në një shërbim në jug të vendit, Koli, shefi im, vendosi të më merrte dhe mua me qëllim që të mësojë ky i riu nga praktika e gazetarisë, shpjegoi.
Bashkë me ne ishte dhe Gazi e Tit shoferi, pra bëheshim katër veta. Shërbimet me shefat janë të mërzitshme jo nga që ai ishte dyfishi i moshë sime dhe Gazit, por nga që për çdo mendim të tij duhej të thoje vetëm ok.
Nuk flitej për diskutim a qoftë larg debat. Sa arritëm tek hotel turizmi në Gjirokastër na doli para Llani, një korrespodent lokal që ishte pritësi e përcjellësi i bosëve nga Tirana, siç i quante ai.
Një tip i shkathët që me njohjet nga qendra ishte bërë si sekser për të zgjidhur hallet e njerëzve në qytet. Ndaj e prisnin në dreka e darka plot hallexhinj.
-Do shkojmë në Këlcyrë pas një ore, - i tha Kolit. -Na pret një darkë e mirë.
Në fakt ishim të uritur se drekë hëngrëm dy byrekë me gjizë në dorë që i blemë në Fier.
Në më pak se gjysmë ore hypëm në BÇ kineze e vrapin tek Myrto, kështu quhej burri që na paskej ftuar për darkë.
Kishte ngrohtësi që në hyrje. Myrto, një burrë i qeshur, trup mesatar, por muskuloz na përqafoi. Krejt familja e tij na priti në korridor. Gruaja dhe dy vajzat e rritura. I fundit ishte Bledari, çuni i vetëm i shtëpisë që sapo kishte mbaruar tetëvjeçaren.
Myrto merrej me mirëmbajtjen e fabrikës së verës, por kishte plot hardhi në oborr e çdo vit bënte nga dy kv raki. Na nxori nga një gotë, pastaj të dytën, ca ullinj e turshi në një pjatë, erdhi e treta, e katërta e u nxeh muhabeti.
-Dua ta bëj djalin mësues! - na tha e sytë i lëvrinë.
-Ta bësh pse jo, - foli Koli.
-Po duhet një ndërhyrje!
-Kemi shokun Koli, mos u merakos, - tha Llani e pa nga Koli.
-Po, po, do e zgjidhëm.
-Se këta të këshillit ia japin ndonjë të vetit, - nxori merakun Myrto.
-Po kush i pjerdh këta, - e vulosi Tit shoferi e gotat mbushu e zbrazu.
Pasi u thanë ato dy meze të mjera, erdhën pesë pjata me pilaf, por veç në dy kishte mish, tek Koli dhe Llani. Titi shtriu dorën e ia mori Llanit.
-Na erdhi me kockë mishi i tallonit javor, - tha Myrto e i hipi një i kuq në fytyrë. - Por bën pilaf të mirë.
Për pesë minuta u fshinë pjatat. Llani seç i fliste në vesh Kolit e ky nuk lëvizte hiç kokën.
Pasi rrëkëllyem edhe nga dy raki të tjera u çuam. Koli sa i dha majën e dorës Myrtos, gruas e vajzave nuk ua fërshëlleu hiç. Hypëm në makinë, heshtje. Pas ca kilometrave gati i tremba të gjithë:
-Tit, ndalo se nuk i morëm emrin dhe mbiemrin çunit të Myrtos.
Koli u kthye vrik e më bërtiti:
-Pse me një pilaf do vihemi në punë ne?
Gazi më pickoi. E kuptova e heshta. U betova se nuk do vija më në shërbim me shefin.
Pas kaq vitesh para meje rri ai djali i ndershëm i asaj shtëpie të ndershme, që ndanë me mikun edhe kockën e tallonit.
Ai djalë, që atë natë ndoshta fjeti pa ngrënë, ama sit na gostiti se zemrën e ka të madhe. Nuk pati interes a miqësi me ne.
Veç që folëm shqip ai u tregua bujar. Na tregoi ta se këtë ishull të bukur e kanë grekët, por e zhvillojnë jo vetëm ata, por edhe shqiptarët.
Doja ta pyesja për Myrton, për motrat, për nënën, por më dukej sikur do kthehesha në skenën e një krimi moral. E falënderova dhe u gëzova shumë që ai njeri ishte i lumtur nga puna e tij.
U ndjeva çlirët se e kisha si brengë atë natë të zezë made in Koli. Të paktën e arratisa turpin tim. Atë mbrëmje po jetoja i ngazëllyer triumfin e një njeriu të thjeshtë që thjesht quhej Bledar./ CNA
Pyetja revoltuese “PSE?” nuk ka përgjigje të lehtë kur shi...
Albin Kurti nuk e ka patur një ditë të qetë në qeverisje q...
Shqiptarët kanë qenë populli më i sulmuar dhe më i mas...
Për shkak të detyrave dhe funksioneve të larta që kam usht...
Matura shtetërore, në vend që të ishte një sfidë e të rinj...
Në momentin që më mbërritën në celular, pamjet prej hamsho...
Shqiptarët nuk janë një komb që tremben nga të tjerët,...
Vendi drejt falimentimit! Pensionistët në krye të punësimi...
Nga At Gregor Pelushi Ështe në fakt një nga temat më të m...
Sa kisha filluar gjimnazin. Në shkollë shkoja me Naqen që ...
Presidenti Bill Klinton kreu marrëdhënie seksuale orale me...
Sherbestaria ndaj politikës ia hoqi edhe këtë herë publiku...
Dorëheqja e Safet Gjicit nga kryetar i Bashkisë së Kukësit...
Video-skandali i Gjicit nuk është erotik. Erosi është ...
Ajo çfarë po shikoni në zyrën moderne të një kryebashk...
Dëgjova me jo pak kërshëri dhe brengosje paraqitjen e krye...
Tre policë nga Kosova, secili me një kallash, një dylb...
Mes Shqipërisë dhe Kosovës ka sot një pleksje nervash ...
Anullimi brutal i mbledhjes mes dy qeverive, asaj të T...
Kur në vitin 2005 në skenën politike të Partisë Demokr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...