Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në momentin që më mbërritën në celular, pamjet prej hamshori të Safet Gjicit, ndjenja e parë që më erdhi, aty për aty, nuk ishte neveria, por mëshira. Me atavizmin e pakuruar të një mashkulli shqiptar, mendova vetvetiu: kujtdo mund t'i ndodhë. Pak rëndësi kishin ofshamat e egra përballë femrës objekt, seksi në zyrën e kryebashkiakut, derdhja mbi tryezën ku qëndonin dosjet me “hallet e popullit”.
Për shumë moralistë ato mund të përbënin lëndë të mjaftueshme për një skandal. Por brenda vetes, nuk e di se nga ç’skutë e errët, më buronte thirrja për ta justifikuar.
Për personazhin kisha vetëm përçmim. Nuk më shkuleshin nga mendja deklaratat e tij pro edi Ramës, kur u konvertua me shpejtësi nga financues i PD-së, në rilindas, sapo ndryshoi pushteti. Nuk më ishin shqitur nga memoria vizive disa pamje filmike, kur si president i Kukësit, kishte porositur kameramanët ta filmonin përpara një thesi me para, duke u hedhur shuka me lekë, si shpërblim, futbollistëve, që kishin fituar një ndeshje të rëndësishme. Nuk e kisha harruar fushatën bajate në Kamëz, atë të këtij maji me vallen e Kukësit, apo gafat prej analfabeti që patën raportuar mediat nga aktiviteti si kryebashkiak.
Pra, në politikë e përçmoja si një nga më banalët e aradhës së gërditshme të rilindjes.
Pavarësisht nga kjo rekesha ta shihja si viktimë. Jo vetëm se në shikimin e parë të imazheve të videoskandalit m'u krijua përshtypja se dikush qëndronte pas lëvizjes së kamerës që po e përgjonte. Por sepse tentoja të mirëkuptoja botën shpërthyese të emocioneve apo epsheve, që ndonjëherë e mund njeriun që ka detyrimin për t'u sjellë në mënyrë korrekte. Një “coup de foudre” momental, një adulter pasionant, një rikthim te një histori e lënë pas krahëve, mund ta nxjerrin nga binarët dhe burrin më fortë, duke e detyruar për ta përdorur edhe zyrën e shtetit, si strofkë të pasioneve shtazarake momentale.
Gabim që e kreu aktin në një mjedis publik, por le ta hedhë gurin e parë ai që nuk e ka bërë, apo që nuk e ka imagjinuar se mund t'i ndodhë, mendoja. Pra, sensi i drejtësisë për të mos fajësuar dikë, për atë që mund t'i ndodhë shumëkujt, më çonte drejt tendencës për justifikim. Prandaj dhe iu shmanga ekstazës linçuese që u përhap si epidemi në rrjetet sociale. Kur e dëgjonin këtë arsyetim, disa nga miqtë, apo sidomos mikeshat e mia, më akuzonin për një solidaritet të sëmurë masklilist. Edhe pas këtij turpi rekesh të gjesh stërhollime psikologjike, më akuzonin. Kulmin e arriti një i panjohur që më shkroi në inbox: “ore ti që na çan drasat për ditë kundër qeverisë, ça mize të djeg që tani ke mbyll gojën”?
Në fakt do kisha vazhduar të heshtja, në këtë përleshje të pamundur me gardianët e moralit, në sfidën e përhershme të atyre që fitojnë kredite duke shkelur mbi viktima, sikur të mos ishte shfaqur pjesa tjetër e videos, prej gazetarit investigativ Artan Hoxha.
Pasi e pashë me vëmendje atë, kuptova se gjithçka është shumë më banale, sesa debati mes sensit të detyrës, apo mëkatit të pasionit. Thelbi i asaj çka tregonin ato pamje nuk qe shkelja e ceremonialitetit të institucionit, në dëm të pasioneve të pakontrolluara, por shfrytëzimi i pozitës si pushtetar për të palluar. Pra, ekuacioni ndryshon katërcipërisht, pasi nuk kemi të bëjmë me rastin e një njeriu që kishte një lidhje dhe përdori mjedisin e bashkisë si motel për ta konsumuar atë. Në të kundërt, Safet Gjici kishte fuqinë për të bërë favore, dhe kjo pavarësisht, pamjes, formimit, edukatës, fjalorit, i dha atij mundësinë e shijimit të mishit të bardhë. Ai nuk qe kryebashkiaku që shkërdheu zyrën. Ai përdori pozitën si politikan, për të realizuar atë që nuk bënte dot si mashkull.
Në këtë kuptim, mëkati i tij nuk është seksual, por i ngjashëm me atë të qindra të zgjedhurve të tjerë që përdorin taksat e qytetarëve për qëllime shumë më “të moralshme” sesa ky, si pagesa e shkollës private për fëmijët, apo e një çante të shtrenjtë për bashkëshorten. Në një shoqëri ku morali patriarkal, sundon mbi atë qytetar, këta të dytët konsideorohen burra të ndershëm, ndërsa Safetit të gjorë i gjuajnë me gurë. Dhe kështu do të ndodhë derisa të arrijmë të kuptojmë se, në fakt janë e njëjta gjë. Ndahen vetëm në një pikë, nga mënyra se si e konsumojnë pushtetin e pamatë që na ka rrëmbyer.
Shqiptarët nuk janë një komb që tremben nga të tjerët,...
Vendi drejt falimentimit! Pensionistët në krye të punësimi...
Nga At Gregor Pelushi Ështe në fakt një nga temat më të m...
Sa kisha filluar gjimnazin. Në shkollë shkoja me Naqen që ...
Presidenti Bill Klinton kreu marrëdhënie seksuale orale me...
Sherbestaria ndaj politikës ia hoqi edhe këtë herë publiku...
Dorëheqja e Safet Gjicit nga kryetar i Bashkisë së Kukësit...
Video-skandali i Gjicit nuk është erotik. Erosi është ...
Ajo çfarë po shikoni në zyrën moderne të një kryebashk...
Dëgjova me jo pak kërshëri dhe brengosje paraqitjen e krye...
Tre policë nga Kosova, secili me një kallash, një dylb...
Mes Shqipërisë dhe Kosovës ka sot një pleksje nervash ...
Anullimi brutal i mbledhjes mes dy qeverive, asaj të T...
Kur në vitin 2005 në skenën politike të Partisë Demokr...
Një ditë përkujtimore, si ajo e hyrjes së trupave të N...
12 Qershor 1999, dita kur nisi zbarkimi në terren i trupav...
Është fakt se Shqipëria ka elitën politike me rrogën më të...
Shumë nga ne e marrin me tallje, e disa të tjerë me shumë ...
Sa kishte hyrë janari kur mamaja na tha, ej, u nda Alma ng...
Çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni apo lexoni fjalën: pers...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...