A ka përgjegjësi shteti për “turistët” në Gramsh dhe Poliçan?
Në funksionin e zv/ministrit të mbrojtjes përgjatë vit...

Më tërhoqi disi vemendjen njoftimi publik i Bledi Çuçit, sipas të cilit "shqiptarët që kalojnë me gomone nga kufiri i Francës për në Angli do dënohen në Shqipëri me 4 vite burg".
E mora si shaka vere, madje diku edhe komentova me shaka, "po të mos shkojnë me gomone janë në rregull dmth?". Por prap ideja se mund të dënosh shtetas shqiptarë që nuk kanë shkelur asnjë ligj të Republikës së Shqipërisë në territorin e saj nuk mund të mos analizohet.
Rrëmova në Kushtetutë si fillim dhe ndesha nenin 8 të saj ku thuhet: "Republika e Shqipërisë mbron shtetasit e saj me banim jashtë territorit.."
Pra Republika i mbron, por Çuçi dënon?! Sikur nuk shkon!
Po i lë mënjanë sensibilitetet që burojnë nga analiza e shkaqeve pse shqiptarët ende rrezikojnë nëpër gomone. Dua të analizoj vetëm aspektin ligjor.
Ligjet e Shqipërisë, ashtu si ligjet e çdo vendi tjetër nxirren e zbatohen në teritorin e saj. Ky është parim i njohur i drejtësisë botërore. Pikërisht për shkak të këtij parimi, bota ka shpikur ekstraterritorialitetin, pra harmonizimin e zbatimit të ligjeve pavarësisht territorit. Por parimi i ligjit të shtetit në territorin e tij është ende solid.
Dmth, ta thjeshtoj pak, nëse një shtetas shqiptar shkel një ligj në një shtet tjetër, ai dënohet për shkeljen në atë shtet sipas ligjeve të tij dhe jo në Shqipëri,sepse shkeljen nuk e ka bërë këtu.
Pastaj vuajtja e dënimit mund të bëhet edhe këtu, por nuk mund të dënojet këtu për një shkelje që se ka bërë këtu.
Pra ata të gomoneve kanë shkelur ligjet e Francës ose të Anglisë jo ligjet e Shqipërisë. Ata janë të dënueshëm nga ligjet e atyre vendeve për shkeljet që mund të kenë bërë. Ata shtetas nuk kanë shkelur rregullat e kalimit të kufirit Shqiptar ndaj nuk ke se si i dënon.
Si ti dënosh këtu, pa u dënuar në vendin ku kanë bërl shkelje?!!! Me çfarë procesi ligjor që të jetë i rregullt? Me çfarë ligji?
Tani çfarë propozon Çuçi, një ligj penal në Shqipëri që mbron kufirin detar Francë-Angli?!
Seriozisht?!
Në cilin standard botëror e bazojnë?!
Vetëm shtetet pushtuese imponojnë ligjet e tyre në një shtet tjetër. Por imponojnë ama...
Mbrojini Shqiptarët se ju urdhëron Kushtetuta dhe jo kufinjtë e botës, o zotërinj pusht-etarë!
I mbrojnë vetë kufinjtë ata. Ruani kufinjtë tonë se i keni han pa porta.
Në funksionin e zv/ministrit të mbrojtjes përgjatë vit...
Elbasani është zgjedhur si qyteti në të cilin do ndërt...
Kur Presidenca drejtohej nga i ndjeri Presidenti z.Buj...
Nuk e kisha menduar kurrë edhe në ëndrrën më të keqe, ...
Po fillon të konkretizohet lufta antikorrupsion në Shq...
Dje, krejt papritur, kur akoma nuk kishte mbushur një ...
Zhvillimet e ditës së djeshme nuk kanë qenë të papritu...
Edhe sot ka tentuar të bëjë të fortin Ilir Meta, përkatësi...
Përgjithësisht partitë e majta, kanë si bazë votash sh...
Akoma lodheni të përgënjeshtroni një gënjeshtër të tra...
Pekini ishte këto ditë kryeqendra botërore e robotëve. Nga...
1- Sikur ata agjentët në Gramsh të ishin serbë do ndje...
Si nuk harruan një herë dhe nuk e humbën kurrë një ras...
Të gjithë ata që po akuzojnë kryeministrin se u kacavo...
Edhe pse sot tha se do të pres shtatorin e do ta padis...
Rreth viteve ’70 - të mora shtëpi në rrugën “Myslym Sh...
Në Korçë për 5 netë, gjatë gjithë javës së shkuar u zh...
Të kthehemi pak te çështjet tona, me ato të Rusisë nuk ia ...
Se nëse qenka sikurse e tha Ay, që në kushtet e luftës...
Ndoshta do dukem i keq dhe me shumë mundësi do mërzis ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoresha e filialit ...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...