web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-70 vjetori i Teatrit “Andon Z. Çajupi”/ Homazhe për artistët që nuk jetojnë më

22 Qershor 2020, 11:29, Kulturë CNA

Në 22 qershor të vitit 1950, nisi rrugëtimi i teatrit të Korçës. Janë plot 70 vite, art, emocion, duartrokitje. Akivitetin e tij artistik ky teatër e ka nisur me një bërthamë prej 10 aktorësh profesionistë dhe 10 teknikë.

Këta artistë u zgjodhën ndër më të mirët e grupeve amatore. Drama e parë e vënë në skenë ka qënë ?Përmbysja? e shkrimtarit Boris Lavrinjev, e vënë në skenë nga regjizori i parë i teatrit profesionist Sokrat Mio.

Janë të shumtë artistët të cilët me veprën dhe artin e tyre kanë vendosur gurrët e themelit në historinë e teatrit korçar. Regjisori i parë ka qënë Sokrat Mio, dhe skenograf Vangjush Mio. E ndër aktorët e parë përmendin Vani dhe Qefsere Trako, Dhimitër Trajçe, Vangjel Grbocka, Nuçi Shedollari etj.
Të flasësh për gjithë krijimtarinë e teatrit profesionist të Korçës, do të zbulosh brenda saj një botë të pasur me personazhe e karaktere të cilat edhe sot kujtohen jo vetëm nga aktorët por dhe nga artdashësit. Janë të shumtë artistët të cilët janë vlerësur më çmime të ndryshme, si një shenjë respekti dhe mirënjohjejë për punën e bërë. Urdhëri ?Naim Frashri?, ?Mjeshët I madh?, ? Qytetar Nderi? janë ndër çmimet që janë vlerësuar artistët korçarë.

Në këtë 70-vjetor, nuk mund të lihen në harresë artistët të cilët nuk jetojnë më, por që më artin dhe fjalën e tyre të skalitur në kujtesen tonë janë gjithmonë në mendjen e artdashësve dhe kolegëve të tyre. 2 prej figuarve më të njohura të teatrit Koço Qendro dhe Dhimitër Orgocka, në këtë ditë të shënuar për teatrin nuk mund të rrinin pa vendosur lule tek plejada e vjetër e artistëve, ata të cilët lanë gjurmë në historinë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

Është pikërisht arti, kultura, qytetaria jonë që na bën krenarë që jemi korçarë. Gezuar 70-vjetori teatri ?A.Z.Çajupi?.





15:40 Kulturë

Kulla e Babelit sot

Në Biblën e Shenjtë lexojmë : “E tërë toka fliste të njëjtën...

Lajmet e fundit nga