web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Albana Vokshi thyen çdo rekord

24 Tetor 2019, 10:57, Politikë CNA

Albana Vokshi ka thyer çdo rekord në politikë. Ajo është kryetare e një prej organizatave partnere të Partisë Demokratike, Lidhjes Demokratike te Gruas se Shqiperise (LDGSH) qe nga viti 2009. Pra, mban një post drejtues që prej 10 vitesh, edhe pse pa u zgjedhur, por vetëm me komandim.

Jemi dakort që gjatë qeverisjes së PD-së, kishin tjetër funksion që administrata performonte, por sot që PD ka më shumë se kurrë nevojë për organizim, në fakt do duhej të kishte një garë për drejtimin e këtij forumi, por mesa duket në PD kjo mungon.

Sot PD është jashtë sistemi për shkak të vendimeve të papërgjegjshme të kryetarit të saj, por më e keqja është se në PD thuajse nuk ka garë.
Një organizatë partnere e PD-së, LDGSH nuk zhvillon zgjedhje, por rri e vegjeton një kryetare e komanduar prej 10 vitesh.

Partia Demokratike, duket sot në ditët më të këqija, ku nuk funksionojnë institucionet brenda saj.
Kur kjo ndodh në qendër, imagjinoni se çfarë ndodh me degët e Partisë Demokratike, më në krye Lulzim Bashën, që di vetëm të shpartallojë partinë.

Me një kryetar që ngrin dhe shkrin, me një kryetare të LDG-së, që vegjeton prej 10 vitesh, me struktura të shpartalluara, Basha pretendon të cojë PD-në të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Rezultatin mund ta merrni me mend vetë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga