web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ylli i pasarelave, drejt ndarjes nga bashkëshorti/ Angela Martini dorëzon kërkesën për divorc

31 Tetor 2025, 12:54, Lifestyle CNA

Ylli i pasarelave, drejt ndarjes nga bashkëshorti/ Angela Martini

Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini, duket se po i jep fund martesës me bashkëshortin e saj, Drago Savulescu. Martini është paraqitur në gjykatë ditën e djeshme dhe ka paraqitur kërkesën për divorc, sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ.

Në dokumentet e dorëzuara, Angela ka dhënë 24 tetorin si datën e finalizimit të divorcit dhe si arsye të ndarjes ajo përdor frazën "dallime të papajtueshme". Çifti kanë një fëmijë së bashku, 3 vjeç, për të cilin modelja po kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike. Ajo ka kërkuar po ashtu që, Drago Savulescu, i cili është një aktor dhe producent hollivudian, t'i paguajë mbështetjen financiare bashkëshortore.

Ylli i pasarelave, Angela Martini, u shpall Miss Universe Albania në vitin 2010 dhe zuri vendin e gjashtë në konkursin botëror të bukurisë Miss Universe po atë vit, rezultati më i lartë ndonjëherë për një konkurrente nga Shqipëria. /CNA





Lajmet e fundit nga