web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ceremoni private buzë detit/ Princi Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë martesën

11 Tetor 2025, 21:37, Lifestyle CNA

Ceremoni private buzë detit/ Princi Leka dhe Blerta Celibashi

Princ Leka dhe Blerta Celibashi zhvilluan këtë të shtunë ceremoninë e tyre të martesës.

Dasma u organizua në një resort luksoz buzë detit në Sarandë, në një atmosferë intime, ku të pranishëm ishin vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt të çiftit.

Të dy u shfaqën të buzëqeshur, në ditën e tyre më të bukur të kurorëzimit të dashurisë.

Një detaj i veçantë që vihet re nga një foto e dasmës së tyre që qarkullon në internet ishin lulet e bardha dhe ndriçimi romantik. Po ashtu, edhe një ftesë me emrin “Leka II & Blerta”, e dizenjuar në formën e një guaske, simbol i dashurisë dhe pastërtisë.

Princi Leka dhe Blerta Celibashi kanë kurorëzuar kështu historinë e tyre të shumëpërfolur të  dashurisë./CNA





Lajmet e fundit nga