LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qetsori pozicionohet në lojë/ Debat me Kiarën dhe Luizin: Po flet si perandoreshë

5 Mars 2023, 14:23, Lifestyle CNA
Qetsori pozicionohet në lojë/ Debat me Kiarën dhe Luizin: Po flet
Foto ilustruese

Qetsor Ferrunaj është një nga banorët e rinj që është bërë pjesë e “Big Brother VIP”.

Që në orët e para të hyrjes së tij, nuk ka ngurruar të bëhet pjesë e debateve brenda shtëpisë dhe dy banorët me të cilët është përplasur janë Luizi dhe Kiara.

Kjo e fundit teksa po diskutonte me Oltën për raportin me Kristin dhe debatin e ashpër që kishte ndodhur mes tyre dhe mënyrën se si po sillej pas hyrjes së Sabianit, Qetsori ka ndërhyrë duke i thënë se po flet nga kolltuku si perandoreshë.

Menjëherë pas kësaj ka ndërhyrë Luizi duke i thënë se ndërhyrja e tij është e pavend pasi ai nuk e di debatin që është bërë më herët mes Oltës dhe Kristit.

Kështu, Qetsori ia ka arritur që të marrë vëmendjen që në ditën e parë të hyrjes së tij në "Big Brother".

Mbeten për t'u parë situatat që do të krijojë brenda shtëpisë së "Big Brother" dhe a do të mund t’i shkojë deri në fund këtij rrugëtimi, duke qenë se është ish-fituesi i një prej edicioneve të "Big Brother"./ CNA.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Lajmet e fundit nga