web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kristiano Ronaldo te Kim Kardashian/ "Top-10" personazhet më të ndjekur në "Instagram"

29 Prill 2026, 11:51, Lifestyle CNA

Nga Kristiano Ronaldo te Kim Kardashian/ "Top-10" personazhet më
"Instagram"-i vazhdon të mbetet rrjeti social më i madh në botë, ku disa nga figurat më të njohura globale dominojnë listën e ndjekësve.

Në krye qëndron vetë "Instagram" me rreth 700 milionë ndjekës, ndërsa pas tij renditet Cristiano Ronaldo me rreth 670–673 milionë, duke mbetur personazhi më i ndjekur në botë.

Në vendin e tretë është Lionel Messi me mbi 510 milionë ndjekës, i ndjekur nga Selena Gomez me rreth 414 milionë.

Lista vijon me Kylie Jenner dhe Dwayne “The Rock” Johnson, të dy me rreth 390 milionë ndjekës, ndërsa Ariana Grande numëron mbi 371 milionë.

Në pozicionet e fundit të "Top-10" renditen Kim Kardashian me mbi 352 milionë, Beyoncé me mbi 307 milionë dhe Justin Bieber me rreth 294 milionë ndjekës.

Kjo listë tregon dominimin e sportistëve, artistëve dhe figurave të "showbiz"-it në rrjetin social më të madh në botë./CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA SHOW (@cna.show)

 





Lajmet e fundit nga