web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasion dhe përqafime/ Ndodh puthja e parë në "Fermën VIP"

29 Prill 2026, 09:06, Lifestyle CNA

Pasion dhe përqafime/ Ndodh puthja e parë në "Fermën

Në spektaklin e njohur "Ferma VIP 3" është regjistruar momenti i parë romantik mes çiftit Vanesa dhe Indri, të cilët kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë brenda formatit.

Dy banorët, të cilët prej ditësh kanë qenë në qendër të diskutimeve për afrimitetin dhe pasiguritë në marrëdhënien e tyre, kanë vendosur të hedhin një hap më të madh në lidhjen që po zhvillohet mes tyre.

Indri, i cili më herët kishte shprehur hezitime për shkak të ndarjes së tij të fundit dhe përgjegjësive familjare, sidomos ndaj djalit të tij, ka qenë fillimisht më i tërhequr në këtë raport. Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë një afrim të dukshëm mes tij dhe Vanesës.

Puthja mes tyre është komentuar gjerësisht brenda dhe jashtë spektaklit, duke shtuar interesin e publikut për dinamikat e reja dhe marrëdhëniet që po krijohen në fermë./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)





Lajmet e fundit nga