Nata e ndërrimit të viteve/ Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo festojnë në Dubai
Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo, e mirëpritën...

Gjyshja 60-vjeçare kineze, Su Min, është një model frymëzimi për të gjitha gratë dhe vajzat.
Ajo gjeti guximin dhe i shpëtoi nga duart bashkëshortit të saj abuziv në vitin 2020 dhe u largua me hatchback-un e saj të bardhë “Volkswagen”.
“Ndihesha sikur më në fund mund të merrja frymë”, thotë ajo, duke kujtuar momentin kur u largua me makinë nga jeta e saj e vjetër. “Ndihesha sikur mund të mbijetoja dhe të gjeja një mënyrë jetese që doja”.
Katër vite më vonë, ajo ndau video-ditarë për aventurat që kishte kaluar duke marrë miliona shikime në internet. Përmes tyre shprehte dhimbjen që e kishte brengosur prej dekadash.
Ndjekësit e quajtën atë "tezja e rrugës" pasi ajo u shndërrua pa dashje në një hero për gratë që ndiheshin të bllokuara në jetën e tyre.
Historia e saj tani është një film hit që u publikua në shtator, “Like a Rolling Stone” dhe ajo hyri në listën e 100 grave frymëzuese dhe me ndikim të "BBC"-së për vitin 2024.
Ishte një vit i suksesshëm dhe për ta përmbledhur në një fjalë të vetme, ajo tha se kjo fjalë do të ishte “Liri”.
Ajo tha se “ndjeva një tjetër liri kur arrita të divorcohem”.
Bashkëshorti i saj prej disa kohësh kishte kundërshtuar të divorcohej nga Su Min, por pas shumë përpjekjesh procesi gjyqësor përfundoi me sukses kur 60-vjeçarja i dha një shumë monetare prej 21,900 dollarësh.
Edhe pse ende po pret dokumentin ligjor të divorcit, ajo është e vendosur që nuk dëshiron të kthejë kokën pas: “Po i them lamtumirë”.
Në jetën e saj të re në rrugë, detyra e Su Min është ndaj vetes.
Videot e saj kryesisht shfaqin vetëm atë. Edhe pse vozit vetëm, ajo nuk duket kurrë e vetmuar. Ajo bisedon me ndjekësit e saj teksa filmon udhëtimin, duke treguar se çfarë ka gatuar, si e ka kaluar një ditë më parë dhe ku do të shkojë më pas.
Audienca e saj udhëton me të në vende që kurrë nuk e dinin se do t'i dëshironin - malet e mbuluara me borë të Xinjiang-ut, qytetet e lashta të lumenjve të Yunnan-it, liqenet blu të ndezur, kullotat e gjera, shkretëtira të pafundme.
Ata duartrokasin trimërinë e saj dhe e kanë zili lirinë që ka përqafuar. Ata rrallë kishin dëgjuar një rrëfim kaq të papërpunuar të dorës së parë për realitetin e jetës si një "teze kineze".
"A mund të keni jetën e ëndrrave tuaja? Dua t'ju them se sado vjeç jeni, përderisa punoni shumë, patjetër do të gjeni përgjigjen tuaj. Ashtu si unë, edhe pse tani jam 60 vjeç, gjeta atë që kërkoja".
Ajo pranon se nuk ishte e lehtë dhe asaj iu desh të jetonte vetëm me pensionin e saj duke kursyer. Ajo mendoi se blogjet e videove mund të ndihmojnë në mbledhjen e disa parave, por ajo nuk e kishte idenë se ato do të bëheshin virale.
“Pavarësisht se në cilin vend të vend të botës ndodheni, duhet ta duani veten dhe të silleni mirë me të. Mëso ta duash veten, sepse vetëm kur e do veten, bota mund të jetë plot me diell,” u shpreh Su Min.
Një histori frymëzuese që dëshmon edhe njëherë që dashuria për veten është më e rëndësishmja nga të gjitha./CNA
Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo, e mirëpritën...
Në një vit mund të ndodhin ngjarje të shumta, disa kanë sp...
Sipas kalendarit Gregorian 1 janari përfaqëson ditën e par...
Viti i Ri sipas traditës kalohet me njerëzit më të afërt, ...
Fillimi i një viti të ri është një kohë e fuqishme për të ...
Festimet më të hershme të dokumentuara për Vitin e Ri dato...
Ndarja e bujshme e çiftit Ledri Vula dhe Sara Hoxha vi...
The Notebook (2004) Në dy dekadat që nga publikimi i "The...
Modelja Françeska Jaçe njihet për natyrën e saj provok...
Shkodra elektronike është fituesja e edicionit të 63-të të...
Artisti i njohur shqiptar, këngëtari Devis Xherahu, ës...
Kindly Myers është një nga modelet e cila ka nisur kar...
Këngëtarja Billie Eilish u godit me një byzylyk teksa ...
Biznesmeni Elton Ilirjani ka darkuar mbrëmë me divën e...
Mbajtja e lëkurës suaj të shëndetshme dhe të hidratuar gja...
Në një postim në “Instastory” Elton Iliriani ka ndarë ...
Në jetën e secilit mashkull ka një grua, të cilën do t...
Melania Trump, lakohet shpesh për elegancën dhe pamjen...
Ndërsa temperaturat jashtë janë në minus, batanijet me pes...
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, si asnjëherë më parë, ka ven...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...