web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëqebulli i Ballkanit shfaqet në Parkun Kombëtar Korab-Koritnik

10 Prill 2026, 14:55, Kuriozitete CNA

Rrëqebulli i Ballkanit shfaqet në Parkun Kombëtar Korab-Koritnik

Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), një specie e veçantë e rajonit tonë, është shfaqur në Parkun Kombëtar Korab-Koritnik.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka ndarë këtë të premte një pamje të rrëqebullit, e siguruar nga monitorimi i vazhdueshëm, përmes përdorimit të kamerave kurth.

Kjo pamje dokumenton lëvizjen e species në park, që haset më së shpeshti në lindje dhe në veri të Shqipërisë dhe në perëndim të Maqedonisë, me një pakicë të llojit edhe në Kosovë dhe Mal të Zi./CNA

 





Lajmet e fundit nga