
Përfundon rinumërimi i votave në Bashkinë e Rrogozhinës/ Edison Memolla rikonfirmohet fitues
Pak më parë ka përfunduar numërimi i kutive të hapura për ...
Pak më parë ka përfunduar numërimi i kutive të hapura për ...
Historia e kafshëve të angazhuara gjatë Luftës së Dytë Botërore është shumë prekëse. Ata nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të tregonin besnikëri, vendosmëri dhe herë pas here trimëri, qofshin ata qen të stërvitur për të gjetur viktimat e sulmeve ajrore të varrosur nën rrënoja, pëllumbat që fluturonin mbi territorin e rrezikshëm të armikut për të marrë mesazhe jetike, apo mushkat që mbanin mbi shpinë municione dhe furnizime nëpër xhunglat e Lindjes së Largët. Ja cilat janë historitë e 10 kafshëve që luajtën role të rëndësishme gjatë Luftës së Dytë Botërore.
1. Mushkat
Mushkat përbënin shtyllën kurrizore të logjistikës së ushtrisë britanike në terrene të vështira. Ato transportuan municione, pajisje të ndryshme, ilaçe, madje edhe të plagosur në një front që ishte mijëra km i gjatë. E para nga rreth 3000 mushka që shërbenin me Forcën Britanike të Ekspeditës zbarkoi në Francë në dhjetorin e vitit 1939 në krye të Trupave të Shërbimit të Ushtrisë Mbretërore Indiane dhe trupave të Regjimentit të Qipros.
Mushkat u përdorën në secilin nga frontet dhe në çdo lloj klime, nga kalimet në dëborë në Liban deri dhe shkretëtirat e Etiopisë apo terrenet më malore të Italisë. Po ashtu mushkat ndihmuan misionet në thellësitë e xhunglave të Birmanisë gjatë viteve 1943-1944.
2. Qentë
Qentë kryenin një sërë rolesh gjatë luftës, dhe mbi të gjitha si roje, pasi përdornin shqisat e tyre të mprehta të dëgjimit dhe nuhatjes, dhe lehnin kur afroheshin trupat armike. Qentë luftarakë u trajnuan për të goditur drejtpërdrejt armikun, ndërsa ata të shpëtimit transportuan furnizime mjekësore për ushtarët e bllokuar nën zjarrin armik. Qentë e tjerë u përdorën për të transportuar mesazhe, ose u trajnuan enkas për të nuhatur minat tokësore apo viktimat e varrosura nën rrënoja në vendet që ishin bombarduar.
3. Pëllumbat
Mbi 200.000 u dërguan në front nga Shërbimi Kombëtar i Pëllumbave në Britani. Ata përmbushën detyra nga të qenit mbartës të mesazheve deri tek të pasurit një kamera të lidhur në gjoks për të bërë fotografi nga ajri ndërsa zogu fluturonte mbi territorin e armikut.
Pëllumbat mbaheshin në raste të veçanta në bordin e avion bombardues RAF në misione në thellësi të territorit të kontrolluar nga armiku. Në rast se avioni rrëzohej dhe radiot e tij dëmtoheshin, pëllumbat mund të mbanin ende mesazhin dhe një ekip i përshtatshëm shpëtimi mund të dërgohej për t’i ndihmuar pilotët.
4. Kuajt
Kuajt u përdorën në mbarë botën nga të dërguarit e ushtrisë dhe partizanëve, nga skautët ose trupat luftarake në zona me terrene të vështira, si për shembull rajonet malore ose xhunglat, ku mjetet e motorizuara e kishin të vështirë apo edhe të pamundur të kalonin, dhe ku ushtarët duhej të lëviznin shpejt. Rreth 9.000 kuaj u kërkuan vetëm nga regjimentet britanike me mision paqeruajtës në Palestinë gjatë revoltës arabe të vitit 1939.
5. Elefantët
Elefantët u përdorën gjerësisht në Afrikë dhe Indi për transport dhe ngritjen e peshave të rënda gjatë luftës. Spikatën një grup elefantësh në pronësi të Gilles Mekrell nga Shilong, Asam, që kishte biznesin e tij të transportit të elefantëve përpara shpërthimit të luftës.
Kur dëgjoi se një grup refugjatësh dhe disa ushtarë britanikë e kishin të vështirë të kalonin në Çaukan, ai u nis për t’i ndihmuar me elefantët e tij, në mot të keq dhe në një rrugë të konsideruar të pakalueshme. Ekipi i tij i elefantëve arriti të shpëtojë mbi 100 jetë.
6. Devetë
Disa njësi perandorake britanike përdorën devetë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Forcat e Mbrojtjes së Sudanit i përdorën devetë e tyre në patrullat e armatosura në Nilin e Sipërm, Legjionit Arab. Po ashtu edhe Korpusi i Deveve Egjiptiane dhe Trupave Indiane që kishin artileri.
7. Mangustat
Mangusta është një nga luftëtaret e natyrës, por ushtarët në Indi dhe Burma e zbuluan se ajo ishte bërë një kafshë shtëpiake shumë e dobishme. Për këtë arsye ata e trajnuan për të luftuar gjarpërinjtë helmues. Por një mangustë e mirë qëndronte edhe pranë ushtarëve gjatë natës, duke i paralajmëruar ata në kohë për afrimin e armikun në errësirë.
8. Macet
Macet ishin gjithmonë të dobishme në depo, kazerma dhe në anije për të asgjësuar parazitët. Një nga macet më me fat u shpëtua nga destrojeri britanik “Kozak” teksa notonte mbi disa nga rrënojat e luftanijes famëkeqe gjermane “Bismarck” pasi ajo u fundos në majin e vitit 1941.
Macja u shpëtua dhe u quajt, Oskar. Por pikërisht në momentin që po ngjitej në bord “Kozak” u godit nga një nëndetëse gjermane me një silur. Oskar i mbijetoi edhe asaj fundosje, duke u shpëtuar nga luftanija “HMS Legion” që e çoi në Gjibraltar. Më pas maçoku iu bashkua aeroplanmbajtëses së famshme “HMS Ark Royal” ku ai u mbiquajt “Unsinkable Sam” (Semi që nuk mbytet).
Pasi “HMS Ark Royal” u sulmua në nëntor 1941, një nga anijet që i shkonte në ndihmë nga Gjibraltari mori një sinjal nga një destrojer, që raportonte se kishte parë një copë dërrase që pluskonte mbi ujë dhe një mace mbi të. Vendndodhja u dha me saktësi dhe Oskar u shpëtua sërish. Ai u kthye në Gjibraltar, ku u strehua në zyrat e Guvernatorit.
9. Miu
Një kafshë e vogël si miu, do t`u garantonte shpeshherë rehati shumë të nevojshme atyre që ishin në shërbim aktiv. Disa u bënë maskota. Një mi i tillë me nofkën “Eustace” u adoptua nga ekuipazhi i LCT 947, dhe zbarkoi bashkë me ta në Normandi më 6 qershor 1944.
10. “Miu” i shkretëtirës
Simboli më i madh i kafshëve të Luftës së Dytë Botërore është “miu” i kuq i Minjve të Shkretëtirës, i zbukuruar me krenari në automjete dhe shenja uniforme të Divizionit të 7-të të blinduar. Në fakt ajo është një krijesë e vogël e dashur dhe miqësore, që përkëdhelej nga shumë ushtarë gjatë fushatave në shkretëtirën perëndimore.
Planeti ynë është i vetmi vend në Univers që dihet se stre...
Në brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara, ekziston n...
Për shkak të lindjes së saj, bollëkut të përhershëm, banan...
Njeriu i quajtur si “votuesi i parë i Indisë” ka vdeku...
Nëse e ndieni veten pak më pak të lumtur, jini me fat - os...
Një mëngjes gushti të vitit 1835, lexuesit e "New York...
Në shumë kuzhina, soba dhe furra mund të gjenden së bashku...
Jeni në një lidhje me një djalë që e dini se nuk është plo...
Më parë mendohej se peshqit e artë që zbukurojnë akuariume...
Ne kalojmë shumë kohë në shtrat. Ne luksohemi në të dielën...
Shumë njerëz kanë lexuar dhe u është thënë Amerika u zbulu...
Përqendrimi dhe shkathtësia e mendimit, është një nga gjër...
Shkencëtarët tani mund të "deshifrojnë" mendimet e nje...
Amou Haji, 94 vjeç i cili është quajtur ndryshe si nje...
Një vajzë e re ka vendosur të ndajë publikisht në rrjetet ...
Sot, më 25 tetor, do të ndodhë një eklips i pjesshëm diell...
Helmi i nepërkës braziliane ruan presionin e gjakut të...
Një stjuardesë po lulëzon në rrjetet sociale pasi ndau pes...
Vitin e kaluar dhe pas 24 vitesh në krye të Amazon, njeriu...
Leonid Radvinsky, pronar i shërbimit të abonimit të mediav...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajro...
Sot, Policia e Korçës bëri me dije se kishte arrestuar...
“Stop” ka shkuar në Kombinat pasi Ilda Rryçko, 18 vjeç, në...
Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ...
GJKKO ka dhënë sot masën e sigurisë për dy zyrtaret e Mini...
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me ...
Më datë 04.06.2023, rreth orës 23:50, në Golem, në dhomën ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndim...
Sasitë e mëdha të mbetjeve plastike rëndojnë sistemet ekol...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Një sondazh është bërë në Gjermani për mbështetjen e s...
Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, tha të hënën se...
Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se, është i gatshëm të...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...
Sot, më 5 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.5 l...