Festivali i Miqësisë Greko-Shqiptare/ Live në CNA TV
CNA TV do të transmetojë live edicionin e dytë të Festival...

Elsa herë pas here shkon te prindërit. Tashmë ata kanë hyrë në pleqerinë e vërtetë, kapërxyer 75 vitet. U gjendet për ndonjë pazar, u dëgjon dhimbjet nga reumatizma, i këshillon të ecin mëngjes e mbasdite. Një vajzë për ta pirë në kupë, i shkon.
Dhe këtë të djelë vajti tek ta. Gjeti veç të atin me telekomandën e tv në dorë. Nuk bëri as pyetjen e parë se trokiti dera dhe Elsa u hodh si ketër nga kolltuku ku sapo qe ulur. E hapi, para iu shfaq nëna me tre trasta plot ushqime. Donte t’i tërhiqte vërejtje se kishin goxha peshë, por Ollga u nis ngarkuar drejt dhomës së gjumit. Hapi dollapin e rrobave e aty vendosi domatet, specat dhe mollët. Elsa u çudit. Te rrobat rehatove fruta-perimet, moj! Sa do ia thosh, por Ollga iku te banja e mbi lavatriçe la dy peshq. Koce dukeshin nga forma. Sërish çudi. Peshk në banjë, peshk mbi lavatriçe! Pa të ëmën me habi. Te fytyra e Ollgës nuk lëvizi as muskuli. Sikur të thoshte, rri o gocë se e di vetë ku i vendos gjërat e mija! E si për t’i vënë kapak në vend të bluzës së saj që rrinte në shtëpi hodhi krahëve pulovrin e Besnikut, të burrit. Që i rrinte si thes. Mëngët zvariteshin mbi parket si shtupa e dyshemesë. Ashtu me pamje dordolec doli në ballkon e nisi të fliste me kanarinën. E mira ime, solistja ime, i thosh.
Elsa, u trondit. I shkoi mendja në ndonjë sëmundje që kishin plot emra në google, po që në thelb humbje kujtese emërtoheshin. Iu avit të atit dhe e pyeti:
-Harron mamaja ndonjë gjë, o ba?
Ai u çudit në fillim, pastaj donte të fliste diçka, por ndërroi mendje. Qeshi e tha:
-E ku di unë,-dhe sërish po lëvizte stacionet me telekomandë.
Ollga qe larguar nga ballkoni. Pasi bëri një kafe te aparati i ekspresit në kuzhinë shkoi ta pinte te banja. Aty Elsa nuk mbajti më. Gati iu hakërrye:
-Po pse moj në wc pihet kafja?
Ollga e pa me butësi, sikur nuk ia kuptoi pyetjen. Atëhere Elsa iu turr:
-Si mund të vendosësh dhe peshkun mbi lavatriçe? Pse domatet i fut te dollapi i rrobave, o ma? Pse…
Atë çast Ollga ia zuri gojën me pëllëmbë.
-Dëgjo bijë, po na afrohet një hall i madh.
-Çfarë?
-Besniku, yt atë, ka filluar të harrojë. Do që të nxjerrë një fjali nga goja, por e le në mes. Nuk i vijnë ndër mend psh emrat e disa objekteve. Ja, dje donte rripin e pantallonave xhins që kishte marrë te pastrimi kimik. Nuk e kujtonte. Më tregonte pantallonat, liqet ku vendosej rripi e nuk e çonte më tej. Më kapi paniku, por i dhashë forcë vetes. E di që mosha sjell trungje të tilla në shëndetin tonë, por dua që ta kalojmë me sa më pak dramë.
-Dhe si?-e pyeti Elsa.
-M’u kujtua nëna ime, sa herë gërvishtja dorën a këmbën e më dilte gjak bërtisja sa ngrija më këmbë mëhallën, o lele gjaku, o lele gjaku. Thuajse vdisja nga paniku. Mamaja në këtë lebeti timen kthehej me kurriz e me gjilpërë a me një xham në se ishim përjashta shponte gishtin e nxirrte gjak edhe ajo. Ma tregonte para syve, por hiç nuk bërtiste. Qeshte dhe ato sekonda më ikte ankthi dhe mua. Puqnim duart, gjakun me gjakun e më thosh, tash e tutje s’të kam veç vajzë, të kam dhe motër.
Ollga heshti pak. Vuri re se e bija e kuptoi, por jo gjithçka. Ndaj vazhdoi:
-Besnikut kjo harresë nuk i ndodh dendur. Me raste, por që mos rëndohet kam gjetur një ilaç. Se po mësoi që vërtet i ikën kujtesa hera-herës atëhere do pësojë traumë, do rëndohet dhe gjithë ligjërimi i tij do ndërtohet mbi pengesa. Nuk do harrojë fjalë, por fjali të tëra. Nuk do ndërtojë një arsyetim të thjeshtë, apo të japë mendim për diçka. Do e ketë trurin nën sulmin e makthit. E që t’ja bëj gjithçka të lehtë ia relativizova problemin siç nëna mua. Ai e kupton ndonjëherë që harron, më sheh në sy atë moment si ai fajtori që kërkon ndihmë nga avokati. Atë minutë unë i shfaqem atij tamam si harraqe e vërtetë. E marr me vete të gjejmë psh domatet që bleva. Po ku i kam lënë të flamosurat mo, i them me bërtitje e dramacitet. Kërkojmë bashkë. I gjen ai se e drejtoj unë ku të kërkojë. E duke qeshur m’i nxjerr para syve e më thotë:
-Po te fustanët i ke futur moj! Nuk gjete vend tjetër?! Ah, moj shushkë,-më përkëdhel.
Më pas gjen rroba brenda në frigorifer. I nxjerr dhe i çon te koshi. Më sheh me dhimbje se pandeh që unë kam sklerozë, më ka kap sëmundja dmth. Trishtohet, e kuptoj që vuan, më përqafon dhe te veshi më thotë, mos u mërzit o zemër, mosha jonë i ka këto. E di, flas me vete. Mosha na bën lojra, por dhe ne asaj me lojra i përgjigjemi.
Elsa qëndronte ende e ngrirë. Sikur qe kthyer në vegjëlinë e saj. Atëhere kur me gocat e pallatit e kalonin ditën me “Lojë Doktorash”./ CNA
CNA TV do të transmetojë live edicionin e dytë të Festival...
Zanës i ra telefoni nga dora, u mbajt te kanapeja pranë dh...
Populli azerbajxhanas është trashëgimtar i një civilizimi ...
Yjet e kinematografisë botërore janë bërë bashkë dhe do të...
UNESCO ka regjistruar zyrtarisht Arkivin Fotografik Marubi...
"Zhgënjimi i Veriut" është një komedi e zezë norvegjeze me...
Mëngjesi i sotëm në kafe me shokët e zyrës u çel me një bi...
Lyerja e vezëve të Pashkës është nga traditat më të veçant...
Sot në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit po ...
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka njoftua...
Margarita Xhepa, ylli i kinematografisë shqiptare, është n...
Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, është ...
Qyteti i Korçës është në zi pas lajmit për ndarjen nga jet...
Studiuesja dhe arkivistja e njohur, Irini Asqeri, ka publi...
Në kuadër të 70-vjetorit të lindjes së At Spiro Katundit, ...
Artisti i njohur korçar Stefi Prifti sapo ka publikuar pro...
Nga Kristaq Balli Kristaq Sotiri u lind më 1883 në Mborje...
Poeti i njohur Xhevahir Spahiu, më datë 1 mars festoi 80-v...
Ceremonia e 97-të e çmimeve "Oscar" u zhvillua këtë fundja...
Bryan Adams, këngëtari dhe kompozitori i mirënjohur botëro...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...