web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në një magazinë në zonën e Fllakës/ Humb jetën 25-vjeçari

24 Maj 2026, 09:27, Kronika CNA

Zjarr në një magazinë në zonën e Fllakës/ Humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Fllakës, ku një magazinë është përfshirë nga flakët dhe si pasojë punonjës nga Bangladeshi, shtetasi O.M 25 vjeç ka humbur jetën nga asfiksia.

Ndërsa shtetasi Ch.Ch 30 vjeç nga Kenia ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, zjarri ka rënë në ambientin e gatimit dhe dyshohet se shkak ka qenë bombola e gazit.

"Rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit të rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit, (dyshohet nga bombula e gazit) ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi tjetër, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes", njofton policia./ CNA





Lajmet e fundit nga