web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet sera me drogë në Shkodër/ Sekuestrohen 220 fidanë kanabis

22 Prill 2023, 10:52, Kronika CNA
Zbulohet sera me drogë në Shkodër/ Sekuestrohen 220 fidanë
Fidanët e sekuestruar

Policia ka zbuluar në Shkodër një serë të përshtatur për kultivimin në kubikë, të 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi.

Sera u zbulua gjatë operacionit policor antikanabis të koduar “Masat Parandaluese”. Në kuadër të tij u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale S.C., 58 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, Shkodër.

Gjatë kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, në vendin e quajtur “Prroni i Zi”, në fshatin Ura e Shtrenjtë, në pronën private të 58-vjeçarit, shërbimet e Policisë zbuluan një serë të vogël, të përshtatur për kultivimin në kubikë, të 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi.

Disa nga fidanët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Aktualisht po vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga