
Policia ka sjellë detaje nga operacioni “Kobalti”, për masat e lëshuara nga Prokuroria e Tiranës, në lidhje me shitjen e medikamenteve të kimioterapisë te spitali i Onkologjikut.
Konkretisht, janë ekzekutuar masat:
- “Arrest në shtëpi” për shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës”;
- "Arrest në shtëpi” për shtetasin F. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe "Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë";
- "Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasin E. L., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";
- "Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasen A. Y. (P)., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";
- "Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasen B. Q., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";
- "Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasin H. G., banues në Tiranë, për veprën penale "Fshehja e të ardhurave";
- Për shtetasen D. K., për të cilën është caktuar masa e sigurisë "Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore", nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal, pasi ajo rezulton jashtë RSh-së.
Mjekët dhe punonjësit e Onkologjikut kanë shpërdoruar detyrat, duke mos u dhënë qytetarëve shërbimin e nevojshëm në spitalin shtetëror, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin.
Gjithashtu, në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë, i cili nuk vihej në punë dhe ishte jashtë standardeve, duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendoset në vendin e përcaktuar.
Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore./ CNA
7 masa sigurie janë lëshuar këtë të martë për mjekë të...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në portin e Sarandës. ...
Një shpërthim ka ndodhur në portin e Sarandës. Sipas ...
Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 15, shtetasi S. B., dy...
Një 60-vjeçar nga Korça ka mbetur i plagosur pasi ësht...
Shtetasi malazez R.B 70-vjeç ka humbur jetën teksa po ...
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 247.000 m2 prona në...
Një aksident është regjistruar në dalje të Tiranës mes...
Të dielën, në zonën e Ersekës u regjistruan reshje të ...
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka finalizuar op...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Pasditen e kësaj të diele, Erseka dhe rrethinat janë p...
Një person është gjetur i vrarë rreth orës 14:30 të kë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. ...
Vijon intensivisht puna hetimore nën drejtimin e Prokurori...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Urës së Dajlanit...
Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me dre...
Një fëmijë 2-vjeçar është dërguar në spitalin e Sarand...
Prokuroria e Tiranës pritet t’i dërgojë një tjetër let...
Arrestohet në Durrës, A.M, 49-vjeç, persona me rreziks...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...