web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Breshëri në Ersekë shkaktoi dëme të mëdha/ Ja pasojat që la pas

24 Qershor 2024, 10:00, Kronika CNA
Breshëri në Ersekë shkaktoi dëme të mëdha/ Ja
Breshëri, burimi CNA

Të dielën, në zonën e Ersekës u regjistruan reshje të dendura breshëri, të cilat shkaktuan dëme të shumta.

Grupet e punës kanë zbritur këtë të hënë në Ersekë, në Rehovë, Starje, Psar, Bejkovë dhe në Tac Lart, për të evidentuar dëmet.

Nga kontollet, në bashkëpunim dhe me kryetarët e fshatrave, dëmet janë 80-100% te perimet për një sipërfaqe 10 ha.

Në 2 mijë rrënjë kumbulla, dëmi është 80-90%. E njëjta gjendje është edhe te mollët apo frutat e tjera.

Në 20 ha elb dëmi është 100%, në 30 ha 40% dhe në 50 ha dëmi shkon deri në 20%. Te sipërfaqet me tërshërë, në 50 ha dëmi është 20%.

Te sipërfaqet me grurë, në 20 ha ka dëm 40-50%, në 30 ha ka dëm 30% dhe në 50 ha dëmi është 20%.

Po ashtu, breshëri ka shkaktuar dëm edhe në rrush, ku 80% me prodhimit ka rënë në tokë./ CNA





Lajmet e fundit nga