web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen 6 raste vjedhjesh në Tiranë/ Vihet në pranga 30-vjeçari

29 Prill 2025, 13:53, Kronika CNA

Zbardhen 6 raste vjedhjesh në Tiranë/ Vihet në pranga

Vijojnë operacionet policore për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “April”.

Zbardhen 6 vjedhje ose tentativa për vjedhje të kryera gjatë këtij muaji. Identifikohet dhe kapet autori i tyre, me precedent të theksuar për këtë krim. Këtij shtetasi i gjendet dhe i sekuestrohet 1 celular, i dyshuar i vjedhur.

Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të denoncuara nga qytetarë ose administratorë subjektesh, gjatë këtij muaji, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin policor të koduar “April”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi T. H., 30 vjeç, banues në Skrapar.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 3 celularë dhe një shumë parash në 2 dyqane, 1 monopatinë, një market, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 subjekte të tjera.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 30-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga