web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vodhën një automjet në Yzberisht/ Arrestohet i riu, një tjetër në kërkim

27 Prill 2025, 15:30, Kronika CNA

Vodhën një automjet në Yzberisht/ Arrestohet i riu, një

Vodhën një automjet, në një garazh në rrugën "Kol Koçi", në Yzberisht, identifikohen dy autorët.

Vihet në pranga njëri prej tyre si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të marrë nga një 28-vjeçare, të cilës i ishte vjedhur automjeti në garazhin e pallatit ku banon, kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip "Nissan Micra", në një garazh në rrugën "Kol Koçi", në Yzberisht.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, i cili u gjet pranë banesës së 20-vjeçarit të arrestuar. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 20-vjeçarit, të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga