web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Operacion masiv antidrogë/ Detaje nga “Koordinata”

28 Prill 2025, 11:55, Kronika CNA

Operacion masiv antidrogë/ Detaje nga “Koordinata”

Policia ka nisur një operacion antidrogë, “Koordinata”, i cili do të shtrihet në të gjithë vendin.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të planit operacional që është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për të evidentuar dhe goditur që në fazë fillestare, tentativat për kultivim të bimëve narkotike, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, me përdorimin e dronit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar në dy zona të shpyllëzuara në territorin e fshatit Vig, 2200 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa të kultivuara në tokë dhe 578 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa të kultivuar në kubikë.

Një pjesë e bimëve dhe e fidanëve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.  

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të kultivimit të bimëve dhe fidanëve./ CNA





Lajmet e fundit nga