
Policia arrestoi sot sapo hyri në territorin shqiptar avokatin e shumëkërkuar Alban Bengasi.
Ai u kap në aeroportin e Rinasit, pasi u kthye në vendlindje nga Dubai.
Alban Bengasi është një ish-efektiv policie dhe avokat, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, të ndërmarrë nga prokuroria për goditjen e grupeve kriminale.
Emri i tij u përmend para hetuesve nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, duke krijuar dyshime se ka bashkëpunuar me banda kriminale.
Bengasi akuzohet se ka manipuluar provat për dy vrasje, duke i vendosur provat e krimeve te personat që nuk kishte asnjë lidhje.
Po ashtu, Bengasi dyshohet se ka urdhëruar grupe kriminale që të hedhin në erë makinën e ish-gruas së tij, pas një konflikti që ka pasur me të.
Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, avokati kishte ofruar para për dëmtimin fizik të gruas e më pas i kishte ofruar atij 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas, pasi donte të hakmerrej, duke pretenduar për tradhti nga ana e saj.
Dumani ka treguar se ai nuk e kishte marrë përsipër këtë punë, pasi nuk rrihte gra, duke ia kaluar atë Eljo Bitrit dhe një djali tjetër.
Historia e konfliktit mes Bengasit dhe ish-gruas së tij është denoncuar edhe më parë në emisionin investigativ “Stop”.
Konflikti mes Bengasit dhe ish-gruas së tij kishte degraduar deri në dhunë fizike dhe ajo ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, Alban Bengasi ka qenë edhe avokat i vëllezërve Fredi dhe Pajtim Rrushindaj ndaj të cilëve rëndojnë akuza për vrasjen dhe fshehjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha.
Alban Bengasi ka qenë avokat i dy shtetasve turq të arrestuar në Tiranë, Ervin Matës, si dhe i disa anëtarëve të tjerë të grupeve kriminale.
Ndërkohë, në maj të vitit 2020, Bengasi ra pre e një sulmi me thikë nga kunati i tij, Roland Ruçi, ku mbeti edhe i plagosur. Ngjarja ndodhi në Tiranë, pranë stadiumit “Dinamo”./ CNA
Mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të një defekti në...
Shtetasi me inicialet V. Xh., 51 vjeç, i cili aksidentoi p...
Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin u shkuan në ndihmë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Shtetasi R. H., ...
Një aksident ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, në Vergo...
Policia ka arrestuar 27-vjeçarin, shtetasin me incialet E....
Policia në Dimal ka vënë në pranga shtetasin me incialet V...
Një vatër e madhe zjarri është përhapur këtë të martë në f...
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i trefishtë në T...
Një tjetër urban është përplasur në Tiranë. Pak moment...
Policia kufitare shqiptare e Kakavijës në kufi me Greqinë ...
CNA raportoi pasditen e kësaj të marte se në Qafë Than...
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte n...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video n...
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte n...
Policia ka arrestuar 48-vjeçarin me iniciale D. B. në Burr...
Policia ka arrestuar në Skrapar dy persona me iniciale...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bruksel, ku një 16-v...
Në orët e para të së martës ka ndodhur një shpërthim në ba...
Kapet në Francë, me qëllim ekstradimin, Behar Bajri, i shp...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...