
Policia ka arrestuar 48-vjeçarin me iniciale D. B. në Burrel, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij.
Bashkëjetuesja e 48-vjeçarit, si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike, është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.
48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për mashtrim edhe për 37-vjeçarin me iniciale K.P., i cili vinte nga Kosova në banesën e 48-vjeçarit, për të shëruar 33-vjeçaren.
Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe mbante armë zjarri apo municion luftarak në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëherëshme është bërë parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale në familje.
Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 48 vjeç, banues në Burrel, ( i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë).
Nga hetimet e kryera, mbështetur dhe në inteligjencë informative ka rezultuar se 33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.
Po në vijim te hetimeve të thelluara për këtë rast, ka rezultuar se 48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses së tij, pretendonte se 33- vjeçares i kishin bërë magji dhe kishte paguar shtetasin K.P., 37 vjeç, banues në Kosovë, i cili vinte në banesën e shtetasit D.B., për të shëruar 33- vjeçaren.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D.B., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 380 fishek, që i posedonte pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia ka arrestuar në Skrapar dy persona me iniciale...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bruksel, ku një 16-v...
Në orët e para të së martës ka ndodhur një shpërthim në ba...
Kapet në Francë, me qëllim ekstradimin, Behar Bajri, i shp...
Policia ka arrestuar shtetasin B.M., 27 vjeç, pasi ka bërë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Sarandë-Qafë Botë...
2 persona kanë kërkuar ndihmën e Njësisë Policore Detare r...
Një aksident është regjistruar rreth orës 13:00, te kthesa...
Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim është kapur nga po...
Një tjetër rast dhune është regjistruar në vendin tonë...
Një person ka ngacmuar seksualisht një të moshuar në G...
Dy shoferë kanë tentuar të korruptojnë efektivët e policis...
Tirana është tronditur nga vrasja e 37-vjeçares me ini...
Policia ka zbardhur vrasjen e qytetares, e cila u gjet e p...
Një grua është gjetur e pajetë në një banesë te “Rruga...
Policia në Rinas ka arrestuar 23-vjeçarin amerikan me inic...
Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur n...
Policia ka arrestuar shtetasin K.S, 25 vjeç, pasi ka aksid...
Punonjësi i policisë me incialet E.F dhe një tjetër shtet...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...