Plagosja e të riut/ Zbardhet ngjarja, vihen në pranga 3 persona
Policia ka zbardhur plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme...

Një 30-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se kishte trafikuar armë dhe municion luftarak drejt Italisë.
I arrestuari rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm në trafikun e narkotikëve, si dhe i dënuar dy herë në Itali si kreu i një grupi kriminal.
Gjithashtu u sekuestruan 5 armë zjarri automatike, fishekë dhe krehra.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Dërgesa”, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak
Operacioni u zhvillua nga DVP Lezhë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, DVP Shkodër dhe GdF Italiane, në koordinim me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri.
Dërgoi 5 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak në Itali – kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari nga Malësia e Madhe.
30-vjeçari, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe i dënuar dy herë si kreu i një grupi kriminal që vepronte në qytezën e Leço-s pranë Milanos/Itali, u arrestua si rezultat i operacionit.
Në pranga u vunë gjithashtu edhe dy shtetas, drejtues të një mikrobusi për transport udhëtarësh, në bagazhet e të cilit u gjetën armët dhe municioni luftarak.
Sekuestrohen 5 armë zjarri automatike të tipit kallashnikov; qindra fishekë luftarakë dhe 4 krehra fishekësh.
Sekuestrimi u bë në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë, ku u ndalua mikrobusi i nisur nga Shqipëria me destinacion Italinë, i drejtuar nga shtetasit E. M. dhe A. D.. Të dy këta shtetas janë shoqëruar nga Policia Italiane për veprime të mëtejshme.
Hetimet e Policisë së Lezhës bënë të mundur identifikimin e shtetasit F. M., 30 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Hot të Malësisë së Madhe, i cili kishte dërguar armët drejt Italisë kundrejt fitimit financiar.
Nga grumbullimi dhe analiza e informacionit, rezultoi se ky shtetas siguronte armë dhe municione luftarake për palë të treta në BE, duke përdorur shoqëri transporti privat dhe duke i kamufluar në valixhe me sende të ndryshme.
Operacioni vijon në Shqipëri e Itali për identifikimin dhe kapjen e pritësit të armëve, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Materialet procedurale ndaj shtetasit F. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve luftarake”./ CNA
Policia ka zbardhur plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme...
Një 27-vjeçar është paraqitur mbrëmjen e djeshme në spital...
Një 53-vjeçar në fshatin Bogdan të Beratit ka qëlluar gabi...
Arrestohet në Madrid të Spanjës Juxhin Drazhi i shpallur n...
SPAK goditi një organizatë kriminale ndërkombëtare pas zbë...
SPAK godet një grup kriminal të fuqishëm, që trafikonte lë...
SPAK në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese europiane ka...
SPAK në bashkëpunim me Europol dhe me agjencitë e tjera li...
Policia ka finalizuar operacionin “Black market” në kuadër...
Një person është vënë në pranga nga policia si autor i dys...
Një shtetas shqiptar u arrestuar nga policia e Astit në It...
Policia e Kukësit ka arrestuar 4 persona dhe shpallën në k...
Polica e Dimalit ka arrestuar një 43-vjeçar me banim në Vl...
Pesë persona janë arrestuar për mosmarrjen e masave për ga...
Tre shqiptarë janë arrestuar në Skoci, pasi policia zbuloi...
Një apartament në zonën pranë rrugës “Transballkanike” në ...
Një 29-vjeçare u procedua nga komisariati i policisë së Ko...
Biznesmeni Sokol Meqemeja, i shpallur në kërkim disa ditë ...
Raportohet se një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier. Si...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar që posedonte ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...