web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të shtënat në drejtim të banesës në Elbasan/ Policia zbardh ngjarjen, në kërkim dy persona

30 Nëntor 2025, 13:38, Kronika CNA

Të shtënat në drejtim të banesës në Elbasan/

Është zbardhur ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Vullnetari” në Elbasan ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një banese.

Policia ka sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe ka bërë me dije se lidhur me rastin janë proceduar tre persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 28.11.2025, ku u njoftua se dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit F. P., 66 vjeç, në lagjen “Vullnetari”, bëjnë me dije se:

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç,

-u shpallën në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.).

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B..

Më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C.. Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.

Po punohet për kapjen e shtetasve Xh. B. dhe Sh. B. /CNA





Lajmet e fundit nga