Aksidenti i rëndë me betonieren në autostradë/ Zbardhen detaje nga ngjarja
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...

10 persona janë arrestuar në qytetin e Gjirokastrës, në kuadër të operacionit "Andromeda".
Të arrestuarit janë të grupmoshave nga 18-35 vjeç dhe u kapën duke shitur lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në lagje të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës.
Në këtë operacion u sekuestruan 1 kilogramë e 82 gramë kokainë, një sasi kanabis e ndarë në doza gati për shitje, 1 armë gjahu, 1 pistoletë sportive, 1 armë e ftohtë (thikë), 1 aparat metalkërkues, një sasi municioni, 2 palë targa automjeti, 3970 paketa me cigare (pa pullën fiskale), 4850 euro dhe 17 celularë.
Prokuroria ka nisur hetimet edhe për tre persona të tjerë.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda speciale të hetimit, faza e katërt e operacionit policor antidrogë i koduar “Andromeda".
Shisnin kokainë dhe kanabis në lagje të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës, vihen në pranga 10 shtetas, si dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.
Sekuestrohen 1 kilogramë e 82 gramë Kokainë, një sasi Cannabis, e ndarë në doza, gati për shitje, 1 armë gjahu, 1 pistoletë sportive, 1 armë e ftohtë (thikë), 1 aparat metal-kërkues, një sasi municioni, 2 palë targa automjeti, 3970 paketa me cigare (pa pullën fiskale), 4850 euro dhe 17 celularë.
Si rezultat i një hetimi me metoda speciale të hetimit, të kryer për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për implikimin e disa shtetasve në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, Forcën e Posaçme "Shqiponja", dhe me shërbimet e Komisariateve në varësi, të DVP Gjirokastër, finalizoi fazën e katërt të operacionit policor të koduar “Andromeda”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. Ll., 18 vjeç, K. R., 23 vjeç, M. R., 20 vjeç, D. A., 30 vjeç, A. P., 52 vjeç, A. M., 21 vjeç, A. C., 35 vjeç.
Si dhe M. N., 30 vjeç (kapur në datën 26.11.2025), të tetë banues në Gjirokastër.
Gjithashtu, u ekzekutua urdhri i Prokurorisë Gjirokastër për ndalimin e shtetasve D. R., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, dhe Xh. G., 22 vjeç, banues në Tepelenë.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shisnin lëndë narkotike, Kokainë dhe Cannabis, në Gjirokastër.
Gjatë kontrollit të banesave të shtetasve: A. C., iu gjetën 1 armë gjahu, 1 pistoletë sportive, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe disa fishekë gjuetie, të cilat i posedonte pa leje; A. P., iu gjet lëndë narkotike Cannabis, si dhe 3970 paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me pullën fiskale; D. A., iu gjet 1 kilogramë e 05 gram lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Ndërkaq, të arrestuarve të tjerë, gjatë kontrolleve të banesave, iu gjetën doza Kokaine dhe Cannabisi, 2 palë targa, 1 aparat metal-kërkues, si dhe 4850 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.
Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
K. M., 44 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike, Kokainë;
E. Sh., 50 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi kishte dijeni që shtetasi K. M. kishte lëndë narkotike dhe nuk e kishte kallëzuar;
A. B., 58 vjeç, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjetën disa fishekë gjuetie./CNA
Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet ...
Disa të shtëna me armë raportohen mbrëmjen e kësaj të pre...
Një e prapritur në ndeshjen Skënderbeu-Lushnja krijoi mome...
Një artikull i publikuar nga gazeta e njohur italiane “La ...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në...
Policia e Krujës ka identifikuar dhe vënë në pranga një 28...
Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen nr. 5 të qyt...
Fasada e një biznesi në qytetin e Kukësit është dëmtuar me...
Policia e kryeqytetit ka vijuar operacionin “Stolen line”,...
Policia ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe nj...
Policia e Tiranës ka goditur një rast të shitjes së drogav...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN Tv ka folur për ate...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin TPZ me Ylli R...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN Tv ka treguar të tj...
Një shtetas shqiptar u arrestua nga Skuadra e Shtabit të P...
Një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi është përfshirë në një ...
Policia ka goditur një tjetër rast prostitucioni në vend. ...
Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi posedonte lë...
Policia e Durrësit ka finalizuar fazën e dhjetë të operaci...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mlizë në Njësinë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...