Atentati në Berat/ Identifikohet dhe ndalohet në Kakavijë 46-vjeçari
Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së datës 02.01.20...

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimin 2-vjeçar në lidhje me serat me kanabis në Berat dhe kërkon gjykimin e 17 të pandehurve për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
SPAK-u ka dërguar për gjykim 17 persona, ndërsa për 93 gra ka shpallur moskompetencë, pasi kultivuan 1.8 tonë kanabis në Berat.
SPAK-u ka zbuluar dhe rolin e secilit prej anëtarëve të këtij grupi që drejtohej nga Blerim Xheka dhe Sadetin Hasaj.
Njoftimi i SPAK-ut:
Në përfundim të aktivitetit hetimor në kuadër të procedimit penal Nr. 5, viti 2023, dhe pas një hetimi dyvjeçar ndaj 113 (njëqind e trembëdhjetë) personave, përfshirë 95 gra dhe vajza, Prokuroria e Posaçme ka ndarë aktet hetimore. Për 93 prej këtyre grave dhe vajzave është shpallur moskompetenca lëndore për hetim dhe gjykim, duke dërguar aktet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku janë kryer veprat penale. Po ashtu, janë ndarë aktet hetimore edhe për 3 (tre) nga të hetuarit aktualisht, ndërkohë që hetimet përfshijnë edhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar saktësisht.
Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur më 30.12.2024, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për gjykimin e çështjes ndaj 17 të pandehurve të akuzuar, duke bashkëlidhur aktet e procedimit penal nr. 5/1, viti 2023.
Të pandehurit janë:
Blerim Xheka
Sadetin Hasaj
Sidrit Bisha
Endriol Xheka
Jurgen Ujkaj
Suad Smakaj
Samoel Lushaj
Mirvaldo Disha
Hamdi Dyli
Arben Vrapi
Adiol Çifliku
Lulzim Bushataj
Mustaf Manej
Bashkim Mema
Edison Mema
Drita Mema
Izmire Mema
Akuzat
Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 283 paragrafi 2, 284 paragrafi 2, 28/4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, veprime që janë kryer në zonën e Rërës, Drenovicë (Berat), në një hapësirë toke nga 10 deri në 20-27 dynym, ku janë gjetur katër sera të mbyllura me plastmasë dhe të instaluara linja elektrike dhe furnizimi me ujë, përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave.
Tipologjia e aktivitetit kriminal
Organizimi i aktivitetit kishte nisur në Dhjetor të vitit 2021, ndërsa u shtri gjatë periudhës Qershor-Nëntor 2022 dhe më datë 10.11.2022 u gjet dhe sekuestrua sasia prej 871.4 kg kanabis (produkt bime “canabis sativa L”), e cila u zbulua në 769 arka plastike dhe brenda 11 thasëve prej plastmasi ngjyrë të zezë, gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak. Nga aktiviteti rezulton të jetë përftuar në total një sasi prej 1.7-1.8 ton kanabis sativa.
Organizimi, drejtimi dhe financimi i “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, organizimi, drejtimi dhe financimi i “Kultivimit të bimëve narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer më shumë se një herë, bëhej nga të pandehurit Blerim Xheka e Sadetin Hasaj.
Aktiviteti i “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe i “Kultivimit të bimëve narkotike” ushtrohej dhe mbikqyrej njëherazi nga të pandehurit; Sidrit Bisha, Endriol Xheka, Jurgen Ujkaj, Suad Smakaj, Samoel Lushaj e Mirvaldo Disha.
Të pandehurit; Blerim Xheka, Sadetin Hasaj, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Hamdi Dyli dhe Samoel Lushaj mbanin dhe armë pa leje në mbrojtje të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm.
Aktiviteti i “Kultivimit të bimëve narkotikëve” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” ushtrohej kryesisht nga të pandehurit; Hamdi Dyli, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.
Sipërfaqet e tokave ishin marrë më parë me qera, nga të pandehurit; Hamdi Dyli e Arben Vrapi dhe familjarët e tyre (përmes kontratave). Pasi janë siguruar farat e kanabisit dhe fidanët dhe janë marrë dhe banesa me qera në Berat, për të qenë më afër aktivitetit ditor, është ngritur infrastruktura për mbjelljen dhe kultivimin e tyre, me qëllim shitjen e mëtejshme- e kryer nga Korriku 2022; të gjithë pandehurit dhe veçanërisht dy të akuzuarat femra, janë marrë me “rekrutimin” e krahut të punës/fuqisë punëtore nga qytete e rrethina të Shqipërisë, kundrejt joshjeve për pagesa të mira ditore për të punuar në sera, transport falas dhe sigurimit të fjetjes në ambientet sera, ku ishin krijuar edhe fjetore. Të pandehurit janë angazhuar aktivisht në kujdesin ndaj bimëve narkotike, mbarëvajtjes së aktivitetit kultivues, prerjes, tharjes e pastrimit të boçeve të kanabisit, shitjes së mëtejshme, shpenzimeve për mjete të domosdoshme pune, ushqime e medikamente për bimët, medikamente mjekësore si dhe pagesat e punëtoreve në sera.
Hetimet nxjerrin përfshirjen edhe të personave të tjerë, josaktësisht të identifikuar në kryerjen e këtij aktiviteti të kundraligjshëm në Grup të Strukturuar Kriminal, dhe ndaj të cilëve vijon të kryhen hetime të mëtejshme./CNA
Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së datës 02.01.20...
Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar ...
Një aksident ka ndodhur këtë të diel në Pogradec, ku kanë ...
Naim Mataj, xhaxhai i viktimës, Ramazan Mataj, i gjetur i ...
Një atentat me armë zjarri ndodhi në fshatin Dragoç të...
Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda auto...
Mbrëmjen e kësaj të shtune një banesë në lagjen nr 4, ...
Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:20 një banesë në lagjen ...
Aksident në aksin Pogradec - Qafë Thanë, në afërsi të fsha...
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti në Vaun e Dejës...
Një aksident tragjik ka ndodhur pak çaste me parë në aksin...
Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg...
47-vjeçari Jani Aliaj, i dënuar me burg të përjetshëm, ësh...
Grabiti nën kërcënimin e armës dhe më pas shantazhoi dy vë...
Në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të shqyrtohet sot k...
Mëngjesin e kësaj të premte ka ndodhur një aksident i rënd...
AMP arreston 4 punonjës policie dhe 4 shtetas, 2 shtetas r...
Njoftimi i Policisë: Shtetasit A. M., dhe A. Dh, banues n...
Një punonjës policie në Vlorë është pezulluar nga puna pas...
Një ngjarje e sapondodhur në qytetin e Këlcyrës. Një i mo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...