web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasje në Shkodër/Ekzekutohet në makinë 33-vjeçari

5 Janar 2025, 08:55, Kronika CNA

Vrasje në Shkodër/Ekzekutohet në makinë 33-vjeçari

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda automjetit në fshatin Dragoç të Postribës.

Janë banorët që kanë parë personin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë.

Sipas policisë, rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip "Benz", me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.





Lajmet e fundit nga