web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia, aksion blic në Sarandë/ Arrestime për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike

4 Mars 2025, 10:04, Kronika CNA

Policia, aksion blic në Sarandë/ Arrestime për prodhim dhe shitje

Policia e Shtetit ka kryer sot një aksion në Sarandë. Mësohet se janë kryer edhe arrestime antidrogë me motivin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë.

Siç raportohet, operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se procedimi ndaj këtij grupi kriminal ka nisur në vitin 2020 nga SPAK-u.

Operacioni është shtrirë në qytetet e Sarandës dhe të Delvinës. Mësohet se janë shoqëruar 3 persona në Sarandë dhe 9 persona në Delvinë.

Në Sarandë janë ndaluar shtetasit: B. H., i njohur për precedentë penalë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, G.K., me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, dhe Dh. L., me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në polici gjyqësore”.

Ndërsa, dy prej të ndaluarve në Delvinë janë shtetasit M.A. dhe O.K./CNA

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga