Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN TV ka treguar detaje nga operacioni i SPAK dhe AMP, i cili çoi në vënien në pranga të disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Policisë së Shtetit.
Të arrestuarit ishin të lidhur me një grup të strukturuar kriminal në zonat e Sarandës dhe Gjirokastrës. Lala tha se veprimtaritë kryesore të këtij grupi kriminal janë pastrimi i parave përmes investimeve në pasuri të palujtshme dhe trafikimi i kanabisit.
Gazetarja tha se prokuroria ka arritur të sighurojë prova të forta përmes përgjimeve në Sky ECC. Nga hetimet ka rezultuar se disa zyrtarë të policisë u kanë ofruar mbështetje kriminelëve në këmbim të pagesave të majme.
Lala zbuloi se trafikimi i lëndëve narkotike nuk bëhet vetëm Nga shtetas shqiptarë, por dhe nga të huaj.
“Pjesëtarë të Policisë së Shtetit, të cilët janë arrestuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me bazë në zonën e Sarandës dhe Gjirokastrës, përfshirë një ish-zyrtar që ka qenë oficer i forcës së posaçme operacionale, janë ndaluar. Një tjetër person, Erdit Hazizaj, ish-oficer i forcës së posaçme operacionale dhe kandidat për kryetar të bashkisë së Roskovecit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, është shpallur në kërkim. Ky person është i pari që është arrestuar si pjesëtar kyç i grupit kriminal të drejtuar nga Kristo Qirici dhe Eldian Allushaj, dy individë të njohur në botën e krimit në Sarandë. Ata janë në përplasje të forta me familjarët e Aleksandër Sadikajt, i cili u ekzekutua në vitin 2022 me një shpërthim të telekomanduar afër TEG-ut. Po ashtu, janë arrestuar Shkëlzen Ruska, shefi i krimeve në Himarë, dhe Ervis Ali Sinanaj, shefi i krimeve në Lushnjë, ndërkohë që Elvis Dervishi, shefi i policisë kufitare në Himarë, është shpallur në kërkim. Të gjithë këta zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë së shtetit kanë punuar në periudhën kur dyshohet se janë kryer veprat penale në qarkun e Sarandës dhe Gjirokastrës, dhe sipas hetimeve të deritanishme të prokurorisë së posaçme, ata rezultojnë si anëtarë aktivë të grupit kriminal të drejtuar nga Kristo Qirici.
Për sqarim të opinionit publik, Kristo Qirici është vëllai i Edmond Papës, një biznesmen i njohur dhe pronar i një hoteli luksoz në Sarandë, Blu Sky. Edmond Papa u ekzekutua në dhjetor të vitit 2022, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt, i njohur me pseudonimin Sanço. Për këtë grup kriminal, hetimet kanë nisur në dy momente kryesore. Fillimisht janë përdorur përgjimet e Sky EÇ-së, të cilat u vënën në dispozicion të autoriteteve shqiptare nga pala franceze. Aty dyshohet se grupi kishte si aktivitet kryesor trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht kanabis-sativa, i cili kultivohej në ambiente të mbyllura me mbështetje dhe favorizim nga Policia e Shtetit, duke siguruar bashkëpunimin e saj.
Hetimi ka zbuluar se paratë e përfituara nga trafikimi i drogës, sidomos nga kultivimi dhe shitja e kanabisit, investoheshin në pasuri të paluajtshme, si hotele dhe resorte kryesisht në zonën jugore të Shqipërisë. Katër zyrtarët e policisë të përfshirë, siç përmenda, kanë përdorur aplikacionin Sky ECC. Një moment interesant në hetim është identifikimi i tyre nga Prokuroria e Posaçme, pasi ata dërguan të dhëna të sakta dhe të qarta, duke bërë të lehtë identifikimin.
Për shembull, një nga zyrtarët, Shkelzen Ruska, kërkoi ndihmën e Kristo Qiricit për të dërguar babain e tij në spital, pasi ai ishte prekur nga COVID-19 dhe më pas ka ndërruar jetë. Prokuroria ka verifikuar këtë bisedë dhe ka marrë listën e pacientëve të shtruar, ku ka rezultuar se babai i Ruskës ka qenë një nga të shtruarit dhe ka ndërruar jetë në spital. Kristo Qirici i dërgoi mesazh ngushëllimi zyrtarit të policisë. Gjithashtu, pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal kanë dërguar pamje filmike, duke treguar anëtarët e grupit në ambiente ku kultivohej kanabis. Ata kanë dërguar këto pamje për të siguruar ecurinë e trafikut, dhe më pas prokuroria ka verifikuar ato. Këto ambiente, që rezultojnë të jenë në pronësi të Eldian Allushaj, janë identifikuar si pjesë e aktivitetit të grupit kriminal.
Pjesë kryesore e këtij hetimi është edhe Erdit Hazizaj, i cili ka kandiduar për kryetar të bashkisë së Roskovecit, dhe megjithëse nuk ka fituar, është arrestuar dhe ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Kristo Qiricin, i cili i ka kërkuar ndihmë për të shmangur kontrollet policore. Në një moment, ai ka shprehur shqetësim për arrestimin e disa personave nga autoritetet greke, duke diskutuar se çfarë duhet të bëjnë në rastin konkret. Kristo Qirici i ka thënë që të shpresojë se të arrestuarit nuk do të kenë shumë informacione dhe ka diskutuar për shuma të ndryshme parash, që mund të arrijnë deri në 40 mijë euro si pagesë për zyrtarët e policisë. Ka pasur raste kur trafikimi i lëndëve narkotike nuk është realizuar vetëm nga shtetas shqiptarë, por edhe nga shtetas të huaj, si boshnjakë, italianë dhe të tjerë, të cilët janë arrestuar”, tha Lala./ CNA
Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim paraprak në lidhje ...
Gjykata e Posaçme la në burg këtë të hënë 3 efektivë të po...
Mësohet se një person ka mbetur i dëmtuar si pasojë e shem...
Mesditën e sotme një aksident i frikshëm ka ndodhur në Xhy...
Forcat Speciale “RENEA” dhe shërbimet operacionale të Poli...
Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Lezhë-Fushë Kru...
GJKKO ka lënë në burg shefin e krimeve në komisariatin e H...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka spostuar me mjet ngrit...
Policia e Mirditës ka finalizuar operacionin policor të ko...
Prokuroria ka dërguar për gjykim Sokol Mjacajn, i cili vra...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Peqin, ku një autom...
Të tjera detaje janë zbuluar për vdekjen e mistershme të 2...
Raportohet se një aksident ka ndodhur në periferi të qytet...
Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë B...
Raportohet se një aksident ka ndodhur disa minuta më parë ...
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e d...
Policia e Shkodrës ka reaguar për vrasjen e ndodhur disa m...
Raportohet se një person është qëlluar me armë në fshatin ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:55, në rr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në Gjirokastër...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...