
Gjykata e Posaçme la në burg këtë të hënë 3 efektivë të policisë të arrestuar gjatë një operacioni në fundjavë që goditi 2 grupe kriminale. Në burg janë lënë dy shefat e krimeve, ai i Himarës Shkëlzen Ruska dhe i Lushnjës, Ervis Alisinanaj.
Po ashtu edhe ish-efektivi Erdit Hazizaj. Në kërkim ndërkaq është shpallur shefi i policisë kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi. Ata akuzohen nga SPAK për kultivim të kanabisit, duke qenë pjesë aktive e grupeve kriminale, ndërsa janë kapur në komunikime në Sky ECC.
Elvis Dervishi është emëruar, në 18 gusht 2024, shef i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë. Dervishi është transferuar në Sarandë pas detyrës së mëparshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ervis Alisinanaj së fundi mbante postin e Shefit të Krimeve në Komisariatin e Lushnjës. Alisinanaj më herët ka qënë pjesë e policisë kufitare të Vlorës.
Ai ka mbajtur detyrën e specialistit pranë këtij Sektori. Alisinanaj është shkarkuar më pas nga ky post më 2 gusht të vitit 2022 nga ish-kreu i policisë Gledis Nano, për shkak të tragjedisë së ndodhur në Potam ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare.
Erdit Hazizaj nuk është më efektiv që prej vitit 2022, ndërsa ka qenë pjesë e Forcave Operacionale.
Në burg është lënë edhe Shkëlzen Ruska, shef i krimeve i Himarës. Ky i fundit ashtu si Erdit Hazizaj, Evis Alisinanaj dhe Elvis Dervishi informonin trafikantët për lëvizjet e policisë.
Pra 4 efektivë policie, mes tyre 3 ende në detyre me poste të larta në kupolën e policisë, bashkëpunonin me trafikantë narkotikësh.
Kreu i Policisë, Ilir Proda së bashku me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha bënë rrokadë në polici, ndërsa u hap edhe një garë për 12 drejtora policie në qarqe dhe 48 shefa komisariatesh, në vitin që lamë pas. Proda tha se nga ky proces do të përmirësohej imazhi i Policisë, do të rriteshin parametrat e sigurisë dhe do të arrinin rezultate më të larta në luftën kundër krimit.
Nga ana tjetër, SPAK çdo ditë e më shumë teksa zbardh bisedat në SKY, zbulon nga efektivët më të thjeshtë e deri tek shefat e policisë, të lidhur me grupet kriminale.
Shumë efektivë të frikësuar nga grupet kriminale vendosin t’u nënshtrohen këtyre të fundit dhe shpesh zgjedhin në formë vullnetare të bashkëpunojnë me to. Pyetja që lind është se a ndjen kryepolici Ilir Proda ndonjë përgjegjësi morale dhe ligjore për kriminalizimin e Policisë së Shtetit dhe gjunjëzimin e saj para krimit? Ku janë institucionet ligjzbatuese, qoftë edhe brenda Policisë së Shtetit që duhet të kontrollojnë efektivët e policisë? Çdo ditë dhe më shumë shtohen efektivët e inkriminuar, duke njollosur edhe ata policë të ndershëm që mundohen të kryejnë detyrën e tyre me devotshmëri.
Nëse krimi ngre dorë dhe kupola e policisë nuk ka forcë ta ndalë, por vendos të bashkëpunojë me të, sa i fortë mund të jetë qytetari i thjeshtë dhe i pambrojtur përballë revanshit të krimit?!/ CNA
Mësohet se një person ka mbetur i dëmtuar si pasojë e shem...
Mesditën e sotme një aksident i frikshëm ka ndodhur në Xhy...
Forcat Speciale “RENEA” dhe shërbimet operacionale të Poli...
Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Lezhë-Fushë Kru...
GJKKO ka lënë në burg shefin e krimeve në komisariatin e H...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka spostuar me mjet ngrit...
Policia e Mirditës ka finalizuar operacionin policor të ko...
Prokuroria ka dërguar për gjykim Sokol Mjacajn, i cili vra...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Peqin, ku një autom...
Të tjera detaje janë zbuluar për vdekjen e mistershme të 2...
Raportohet se një aksident ka ndodhur në periferi të qytet...
Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë B...
Raportohet se një aksident ka ndodhur disa minuta më parë ...
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e d...
Policia e Shkodrës ka reaguar për vrasjen e ndodhur disa m...
Raportohet se një person është qëlluar me armë në fshatin ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:55, në rr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në Gjirokastër...
Policia ka zbuluar një ambient të përshtatur për falsifiki...
Policia e Durrësit njoftoi sot se u kap dhe vu në pranga n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...