web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosja për vendparkimin në Shëngjin/ Arrestohet autori i dyshuar, procedohet dhe i biri

10 Gusht 2025, 21:53, Kronika CNA

Plagosja për vendparkimin në Shëngjin/ Arrestohet autori i

Goditën me sende të forta një shtetas gjatë një konflikti për vendparkimin në Shëngjin, arrestohet autori i dyshuar, procedohet dhe i biri.

Salla operative e DVP Lezhe, ka marrë njoftim për një konflikt ne rrugën e Kunës, Shëngjin si pasojë e të cilit ka mbetur i dëmtuar shtetasi F. P., 50 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë është organizuar puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve operacionale të DVP Lezhë, Komisariatit të Policisë Lezhë, Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Policisë Rrugore, rreth 1 orë pas ngjarjes, në Fushë-Milot u bë i mundur ndalimi i automjetit më të cilin udhëtonin dy autorët e dyshuar, përkatësisht shtetasit F. D, 67 vjeç dhe E. D, alias E.D, 40 vjeç (babë e bir).

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se konflikti midis autoreve dhe te dëmtuarit ka filluar për motive të dobëta, dhe më pas njëri nga autorët, konkretisht shtetasi F. D., 67 vjeç, dyshohet se në konflikt e sipër ka goditur me send të fortë në kokë shtetasin F. P, duke i shkaktuar dëmtime të rënda dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrance i shtetasit F. D., vjeç 67, si dhe u procedua shtetasi E. D, vjeç 40, si të dyshuar për kryerjen veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për hetime të mëtejshme./CNA

 





Lajmet e fundit nga