Aksion antikanabis në disa fshatra të Korçës/ Kapen në flagrancë tre të rinj
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Nar...

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe dëmtuan automjetet e Policisë, me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit të GJKKO-së për të ushtruar kontrolle në vendqëndrimin e organizatës MEK, procedohen penalisht 6 shtetas, drejtues të organizatës MEK.
Më datë 20.06.2023, shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të planit operacional të hartuar me qëllim ekzekutimin e vendimit penal nr. 262, të datës 19.06.2023, të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë ushtruar kontrolle në ambientet e vendqëndrimit të organizatës MEK, në njësinë administrative Manzë, Durrës, për gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme që mund të gjendeshin në ambientet e rezidencës.
Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale konform ligjit, shërbimet e Policisë janë ndeshur me kundërshtimin e dhunshëm dhe të vazhdueshëm të shtetasve që strehoheshin në rezidencë, të cilët tentuan të pengonin shërbimet e Policisë për të vijuar kontrollet dhe për të sekuestruar provat materiale, objekt i vendimit të GJKKO-së.
Si pasojë e kundërshtimeve të dhunshme dhe të vazhdueshme, janë dëmtuar 15 punonjës policie dhe automjete të Policisë së Shtetit. Pavarësisht dhunës së ushtruar ndaj tyre, punonjësit e Policisë janë vetëpërmbajtur deri në ekstrem, duke mos iu përgjigjur proporcionalisht dhunës që po ushtrohej ndaj tyre.
Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera për këtë qëllim, si dhe pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, për 6 shtetas iranianë, rezidentë në vendqëndrimin e organizatës MEK, konkretisht:
H.N., 73 vjeç; M.B., 72 vjeç; A.A., 72 vjeç; B.S., 63 vjeç; A.A., 61 vjeç dhe D.F., 70 vjeç.
Strukturat hetimore të DVP Durrës dhe ato të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSH-së, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijojnë hetimet e thelluara për të dokumentuar me prova ligjore, veprimet e kundërligjshme të kryera nga shtetasit rezidentë në vendqëndrimin MEK, gjatë zhvillimit të operacionit të kryer nga Policia e Shtetit, në zbatim të vendimit të GJKKO-së, për kontrollin në ambientet e brendshme të rezidencës.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Nar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Muxhahedinët iranianë po zhvillojnë protesta përpara ambas...
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me atë çfarë...
Policia e Shtetit ka publiuar pak më parë pamjet e operaci...
Një aksident rëndë ka ndodhur rreth orës 17:25, në rrethr...
Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi tha se marrëveshja p...
15 punonjës policie janë dëmtuar nga tensionet e regji...
Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi u pyet pasditen e sotme ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rru...
Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi ka dhënë detaje për ...
Policia ka gjetur ditën e sotme disa server kompjuterësh b...
Zëdhënësi i MEK-ut ka zbuluar detajet nga kontrolli i poli...
Policia ka konfirmuar në rrugë zyrtare zbarkimin në kampin...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar ditën e sotme ...
I ashtuquajturi “mbreti i kriptovalutave”, Hyeong Do Kwon,...
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: E. ...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me jetën e Al...
Në lidhje me një lajm të publikuar në media i cili bën fja...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, në ba...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...