web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Çmendet’ 38-vjeçari në Korçë/ Rreh gjyshen e tij

3 Mars 2023, 15:49, Kronika CNA

‘Çmendet’ 38-vjeçari në Korçë/ Rreh

Një 38-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij në Korçë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale P.C., i cili është proceduar penalisht nga policia.

Gjithashtu raportohet se është lëshuar menjëherë urdhri i mbrojtjes për të moshuarën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. C., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga