web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do bëj dasmë dhe do të kryej ekzekutim masiv”/ Gazetarja rrëfen dëshminë e vrasësit serial, në qeli

3 Mars 2023, 12:26, Kronika CNA

“Do bëj dasmë dhe do të kryej ekzekutim masiv”/

Dan Hutra i kishte planifikuar vrasjet që nga qelia.

Sipas gazetares Anduena Llabania ka një raport nga administrata e burgjeve që e thellon më tej skandalin.

“Ne kemi mësuar se Dan Hutra brenda qelive të burgut kishte deklaruar se do bënte një dasmë dhe do ftonte shumë njerëz dhe aty do bënte një ekzekutim masiv.

Drejtoria e Burgjeve ka bërë disa herë raporte negative ndaj tij se krijonte situata të përsëritura.

Skandali është se institucionet mes njëra-tjetrës nuk bashkëpunojnë, se Hutra krijonte gjithnjë situata, bënte thirrje për kryengritje, ka krijuar shumë shpesh problematika dhe këto raporte duhen marrë parasysh nga gjykata dhe prokuroria.

Dan Hutra rezulton me dy rekorde kriminale në burgje në 2022, për dhunë në familje, dhe një tjetër në 2023 për shuarjen e masës së sigurisë arrest me burg.

Drejtoria e Burgjeve thotë se e ka pasur gjithë kohës nën mbikqyrje dhe gjatë gjithë kohës ka pasur raporte negative”, është shprehur Llabani, nga studio e "MCN Live".

Sipas gazetares, ngjarja mund të ishte parandaluar nëse Prokuroria apo sistemi i burgjeve do të kishin bashkëpunuar, në mënyrë që të shqyrtohej nëse duhej lënë ky njeri të dilte dhe nëse dosja e tij i është vënë në dispozicion gjykatës dhe prokurorisë.

“Ai kishte deklaruar brenda burgut se do të bëhej i famshëm dhe kishte thënë se unë do bëj një dasmë, do i mbledh dhe do i ekzekutoj të gjithë.

Është kriminel, i sëmurë mendor dhe deklaratat e tij se unë do bëj një dasmë dhe do i ekzekutoj të tërë, do shkruajnë mediat e botës, kjo tregon se ky është i sëmurë mendor”, ka treguar më tej Llabani.

Llabani ka thënë se të ardhurat e tij nuk i ka kontrolluar askush dhe se prej kohësh kishte marrëdhënie me femra të ndryshme dhe se përmes shantazheve i kërcënonte me video dhe foto intime dhe arrinte të siguronte të ardhura.

“Rezulton që ka para nga kontrollet e bëra. Nuk ka të dhëna që merrej me trafik droge, duke qenë se ka jetuar si emigrant në vendet europiane, edhe pse të ardhura të fryra, rezulton se ka përfitime nga aktiviteti i paligjshëm”, është shprehur Llabani, duke shtuar se askush nuk kishte dijeni në polici që ai lëvizte i armatosur./CNA.al





Lajmet e fundit nga