
Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, me urdhër të SPAK-ut, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste, po zhvillohen aksione blic në vend në disa qytete si Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin, Shijak, Durrës.
Operacioni për kapjen e kokave të krimit ka nisur në orët e para të së premtes, në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dhe prokurori Alfred Shehu.
Nëpërmjet këtij megaoperacioni janë lëshuar urdhër-arreste për bandat kriminale që operojnë në Shqipëri dhe jashtë, si në trafik droge, vrasje e të tjera.
Bëhet fjalë për sekuestrimin e dhjetëra miliona eurove të këtyre grupeve kriminale. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK-u për këtë megaoperacion.
Kontrollet
Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj dhe Durim e Valter Bami, të cilët dyshohet se ndodhen në Dubai. Por policia ka zhvilluar kontrolle në banesat e tyre në Nikël të Fushë-Krujës.
Ndërkohë në zonën e Freskut në Tiranë po kryhen kontrolle në banesat e Erlis dhe Leonard Dukës, armiq të Ervis Martinajt.
Në qytetin e Lezhës kontrollet po vijojnë në lagjen ‘SMT’, ku kanë ushtruar kontrolle në një pallat dhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca).
Në Larushk të Fushë-Krujës është kontrolluar shtëpia e Albert Zajës, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO-së për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.
Në pranga ka rënë edhe biznesmeni nga Velipoja në Shkodër, Mir Bruli. Ky i fundit është i afërm i biznesmenit të arrestuar, Pëllumb Gjoka, i cili është i arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza”.
Ndërkohë, policia ka zbarkuar sot në Shkozet të Durrësit, për arrestimin e Ervis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës.
Sakaq, urdhër-arreste janë lëshuar për Plarent Dervishajn dhe Indrit Doklen.
Në kërkim është shpallur edhe ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka.
Disa nga emrat e personave që janë lëshuar urdhër-arreste:
1- Leonard Duka
2- Erlis Duka
3- Astrit Avdylaj
4- Altin Avdylaj
5- Valter Bami
6- Durim Bami
7- Endrit Dokle
8- Plarent Dervishaj
9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS-së
10- Xhevi Ndoka në burg, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka
10- Fatmir Hyseni
11- Albert Zaja, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit
12- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS-së, Eduard Ndreca
13- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS-së, Eduard Ndreca
14-Ergert Mitrin
15-Klodian Shahini
16-Altin Morinën
17-Lulzim Berisha/CNA
SPAK-u po godet fuqishëm krimin e organizuar në vend. ...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të orga...
Policia e Tiranës ka arrestuar V. J., 66 vjeç, T. T., ...
Zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës, i cili vrau efektivin e...
Policia ka arrestuar në Krujë H. K., 62 vjeç, dhe A. K., 3...
Një 40-vjeçare me origjinë nga Shqipëria është vrarë me th...
Autori i vrasjes së policit në Fier është ende në arrati n...
Klodiana Lala në emisionin e saj "Në shënjestër" ka trajtu...
Një ngjarje ka shkaktuar panik këtë të mërkurë në një ...
Një 24-vjeçar me iniciale E.B. akuzohet se vuri tritol në ...
Policia ka marrë nën hetim 12 protestues, të cilët një dit...
Një plagosje është regjistruar rreth orës 03:20 të mën...
Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, F. D. (B.)., 30 ...
40-vjeçari me iniciale A.M., i cili u arrestua nga For...
Policia ka nxjerrë pamjet e momentit të arrestimit të 4...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët...
Gazetarja Glidona Daci ka zbuluar detaje të tjera në l...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish ministri...
Policia në një aksion në bashkëpunim me autoritetet italia...
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete,...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...