LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mbreti” i narkotikëve u shpëton autoriteteve italiane, kush është 34-vjeçari nga Lezha

8 Dhjetor 2023, 10:12, Kronika CNA
“Mbreti” i narkotikëve u shpëton autoriteteve italiane,
Dorian Petoku

Dorian Petoku, trafikanti shqiptar i dënuar në kuadër të një hetimi të autoriteteve në Romë, u arratis nga komuniteti i rikuperimit të Nolës, në provincën e Napolit, ku ishte transferuar nga autoriteti gjyqësor. 

I ekstraduari nga Shqipëria ka qëndruar rreth një vit në burg në Itali dhe më pas ka siguruar transferimin në një qendër rehabilitimi, me byzylyk elektronik, pasi konsiderohej edhe si përdorues droge, por ai ka mundur të arratiset. 

Petoku, në korrik 2022, u dënua me 12 vjet burg, pasi u shpall fajtor se furnizonte me drogë organizatën e drejtuar më parë nga Fabrizio Piscitelli, i njohur ndryshe si 'Diabolik'. 

Ky i fundit u vra më 7 gusht 2019 me një plumb në kokë. Organizata e trafikut të drogës u shpërbë me operacionin e zhvilluar në nëntor 2019 nga efektivë të komandës provinciale të policisë financiare të Romës dhe Gico dhe të koordinuar nga magjistrati Michele Prestipino.

Kush është Dorian Petoku

I rritur në Lezhë të Shqipërisë, Petoku filloi të fitonte përvojë në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të zbarkonte në Romë, në Ponte Milvio. Kushëriri i të parit të bosëve shqiptarë në kryeqytet, Arben Zogu, me kalimin e viteve fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit të kryeqytetit italian./CNA

 

 

 

Lajmet e fundit nga