Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Andi Alushi dhe shtetasi lituanez Valdemaras Kasinskas janë dënuar me 19 vite e 6 burg pasi mbanin të lidhur me zinxhirë dy shtetas shqiptarë në dhoma të veçanta në Angli.
"Më datë 14 maj 2022, oficerët e policisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë ushtruar kontroll në një banesë në Sheffield, ku kanë gjetur të lidhur me zinxhirë te radiatorët në dhoma gjumi të veçanta shtetasit shqiptarë E. R. dhe O. L., të cilët ishin rrëmbyer dhe keqtrajtuar fizikisht, si dhe janë arrestuar shtetasi shqiptar Andi Alushi dhe shtetasi lituanez Valdemaras Kasinskas.
Në lidhje me këtë fakt penal, nga Prokuroria e Specializuar në Njësinë e Çështjeve Komplekse të Yorkshire dhe Humberside të Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës të Anglisë dhe Uellsit, janë zhvilluar hetime në kuadër të “Operacioni Lakeside Kilo”.
Pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet autoriteteve policore të Mbretërisë së Bashkuar dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në lidhje me këtë fakt, është regjistruar procedimi penal, për veprat penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, i kryer kundër disa personave në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 109/3 e 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Në përputhje me nenin 20 të Protokollit të Dytë Shtesë të Konventës Europiane për Ndihmën e Ndërsjellë në Çështjet Penale të datës 20 prill 1959, gjatë muajit gusht 2022 është krijuar një Skuadër e Përbashkët Hetimore për hetimin e këtyre çështjeve. Pjesë e Skuadrës së Përbashkët hetimore nga Mbretëria e Bashkuar janë Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës dhe Shërbimi i Policisë së Yorkshire të Jugut, ndërsa nga Shqipëria janë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byroja Kombëtare e Hetimit, si dhe oficerë të shërbimit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Gjatë muajit shtator 2022 pjesëtarë të Skuadrës së Përbashkët Hetimore nga Shërbimi i Policisë së Yorkshire të Jugut kanë ardhur në Shqipëri, ku në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerë të shërbimit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorit të çështjes në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë kryer veprime të shumta hetimore, në kuadër të hetimeve paralele që po zhvilloheshin si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu dhe në Shqipëri.
Në vazhdim të hetimeve të përbashkëta në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuara, janë dërguar në gjykim të pandehurit Andi Alushi dhe Valdemaras Kasinskas. Pas deklarimit fajtor nga Gjykata e Kurorës në Shefielld, të pandehurit Andi Alushi dhe Valdemaras Kasinkas, më datë 03 janar 2023 janë dënuar për veprat penale të kryera prej tyre me nga 19 vjet e 6 muaj burgim.
Në bashkëpunim me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar hetimet vazhdojnë për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje", njofton SPAK./ CNA.al
Visar Cengu, 31 vjeç, u vra në Prizren mëngjesin e një dit...
Policia e Kosovës ka arrestuar sot shtetasin Dibran H...
Dibran Hoxhaj apo siç e njohin “Kobra” ka dosje të pas...
Xhaxhai i Visar Cengut, 31-vjeçarit nga Kukësi që u vr...
Një 35-vjeçar shqiptar, ka përfunduar në prangat e pol...
Policia ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka ek...
Policia ka arrestua paraditen e sotme një nga autorët ...
Dibran Hoxhaj, është pronari i lokalit “Kobra City” në Pri...
Një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më pa...
Një aksident me pasojë humbjen e një jete dhe 4 të pla...
Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si “Kobra”, është personi ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Ad...
Rreth 44 emigrantë janë kapur nga forcat kufitare të Brita...
Ditën e sotme, një klasë e shkollës 9-vjeçare “5 Shkur...
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra e punonjësit...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë...
30-vjeçari Albano Velo dyshohet se është organizatori i vr...
Visart Cengu, 31 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, p...
Policia ka arrestuar shtetasin G.H, pasi plagosi me ar...
Një konflik me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ve...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...