Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Policia ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka ekzekutuar 49-vjeçarin Edmond Papa.
Bëhet fjalë për Alban Velon, djali i efektivit të policisë Dilver Velon (i cili u pezullua nga detyra sot).
Edmond Papa është nja nga personazhet, i dyshuar se është i përfshirë në botën e krimit, por që askush nuk e njihte deri sa u ekzekutua me 9 plumba në Tiranë.
Ndonëse duket sikur ngjarjet janë të shkëputura në kohë, duket se kanë një emërues të përbashkët, pazaret e drogës. E me sa duket këto pazare janë prishur dhe aty kanë nisur mosdakortësitë, që janë përkthyer në një luftë mes grupesh a personash, mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Me sa duket Edmond Papa kishte zhvilluar prej vitesh biznesin e tij kriminal, në fushën e lëndëve narkotike.
Ditën kur ndodhi ngjarja, policia gjatë kontrollit në vendngjarje, ka sekuatesruar rrobat e viktimës si edhe u përpiluan veprimet përkatëse teknike, biologjike dhe kimike për faktorët plotësues të qitjes.
Po ashtu u ushtrua edhe një kontroll në mjetin me targa AB 001 GG të viktimës, ku u gjetën dhe u sekuestruan dy aparatë celularë, një kuti syzesh boshe, dy receta mjekësore, një sasi vlerash monetare, një portofol me mbishkrimin ‘Dior’, tre karta me mbishkrimin CE, një mbishkrim ‘Blue Sky’, një kartë me mbishkrimin ‘Grand Casino Prestige Member’, një kartëvizitë me mbishkrimin e një spitali privat, leje drejtimi në emër të Edmond Papa, dy karta banke, si edhe një çantë e markës ‘Louis Vuitton’.
Nisur nga këto sende që iu gjetën viktimës, duket se ai bënte një jetë goxha të mirë, por asgjë nuk dihet me siguri për jetën e tij.
Sipas vëllait të viktimës, person i cili nuk mbante të njëjtin mbiemër si i vëllai, tha se Edmond Papa nuk ruhej, ose të paktën është shprehur ashtu për të mos lënë të kuptohet asgjë nga e kaluara e Edmondit.
“Edmondi nuk ruhej. Madje te ai nuk kam parë asnjë shqetësim. Por po kështu dua të deklaroj, se ai nuk ka pasur konflikte me askënd, që mund të çonin në dyshimet tona, lidhur mbi autorët e vrasjes së tij.”, tha vëllai i viktimës.
Të njëjtën gjë deklaroi edhe kunata e Edmondit, e cila ishte e para që mësoi për vrasjen.
Sipas saj lajmin e kishin mësuar nga pronari i lokalit.
“Më datë 16 Dhjetor 2022 rreth orës 10.00 në shtëpinë time ka ardhur vjehrra e cila quhet F. H së bashku me kunatin tim, i cili quhet Edmond Papa. Vjehrra jeton në Kurjan/ Fier, ndërsa kunati në Kurjan dhe në Sarandë. Ata kanë ardhur në Tiranë me automjetin e kunatit tim me targë AB 001 GG, pasi do të kryenin disa vizita mjekësore të vjehrrës.
Rreth orës 16.15, kunati më kërkoi që t’i jepja diçka për të ngrënë mamasë së tij, para se ta çonte për vizitë mjekësore. Unë isha duke i dhënë për të ngrënë vjehrrës, kur dëgjova të shtëna. Fillimisht mendova se mos ishin fishekzjarre. Më pas ra zilja e portës së jashtme. Ishte pronari i lokalit, i cili më tha të lajmëroja ambulancën pasi ishte plagosur Edmondi. Pasi mora ambulancën, mora automjetin e kunatit tim me targa AA 001 GG për ta dërguar në spital. Më pas erdhi policia dhe ambulanca. .”, tha shetasja me inicialet A. B., kunata e viktimës.
Të njëjtën gjë kanë deklaruar edhe të afërmit e tjerë, të cilët thanë se Edmondi nuk kishte ndonjë problem apo konflikt.
“Nuk kam dijeni se cilët janë autorët. Edmondi lëvizte lirisht dhe nuk na kishte shprehur ndonjë shqetësim. Ai ishte i divorcuar dhe nuk kishte fëmijë. Ishte pronari i një biznesi në Sarandë. As Edmondi dhe as bashkëshorti im Kristo nuk kishin konflikte me ndonjë person.”, shtoi kunata e Papës.
Pavarësisht deklaratave të vëllait dhe kunatës së viktimës, policia ka dyshime se ky atentat ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës.
Kjo është një nga pistat e mundeshme, duke marrë parasysh aktivitetin e Papës në Greqi, ku prej kohësh ishte skeduar si eksponent aktiv në fushën e lëndëve narkotike.
Tashmë policia shqiptare po bashkëpunon me policinë greke, pëer të zbardhur më tej çështjen.
Pra bëhet fjalë për prishje pazaresh, ku kishte humbur një sasi prej 700 kilogramë kanabis dhe ky dyshohet të jetë dhe shkaku i prishjes së marrëveshjes mes grupeve.
Ngjarjet e dyshuara si të ndërlidhura me ekzekutimin e 49-vjeçarit, mbeten vrasja e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikajt 6 muaj më parë pas vendosjes së një sasie tritoli dhe vrasja e Kreshnik Çerçizajt dhe Armando Organajt që u ekzekutuan pak kohë më parë brenda një lokali në Athinë./CNA.al
Policia ka arrestua paraditen e sotme një nga autorët ...
Dibran Hoxhaj, është pronari i lokalit “Kobra City” në Pri...
Një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më pa...
Një aksident me pasojë humbjen e një jete dhe 4 të pla...
Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si “Kobra”, është personi ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Ad...
Rreth 44 emigrantë janë kapur nga forcat kufitare të Brita...
Ditën e sotme, një klasë e shkollës 9-vjeçare “5 Shkur...
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra e punonjësit...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë...
30-vjeçari Albano Velo dyshohet se është organizatori i vr...
Visart Cengu, 31 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, p...
Policia ka arrestuar shtetasin G.H, pasi plagosi me ar...
Një konflik me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ve...
Policia ka bërë të mundur ndalimin e një prej autorëve të ...
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mes disa të rinjve...
Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë p...
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Dimal-Lushnj...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme, r...
Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shfaqet një ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...