VIDEO/ Momentet kur arrestohet 18-vjeçari i armatosur në Shkodër
Policia në Shkodër ka arrestuar 18-vjeçarin me iniciale J....

Parandalohen të tjera ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë. Policia ka arrestuar 45-vjeçarin me iniciale A.K., i cili është kapur me mina me telekomandë, eksploziv të lidhur me kapsolla dentonatore dhe lëndë eksplozive, teksa ishte duke lëvizuar nga Lura drejt Rrëshenit.
Gjatë aksionit janë sekuestruar 4 mina me telekomandë, 3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsolla dhe fitil, 3 kapsolla të lidhura me fitil dhe 2 kallëpe të tjera lënde të dyshuara eksplozive.
Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur 2 armë zjarri, lëndë eksplozive si ajo që ishte montuar në minat me telekomandë, 10 ndezës granatash ofensive/defensive, 10 kapsolla detonatore, dhjetëra metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe qindra fishekë luftarakë.
Njoftimi i Policisë:
Parandalohen të tjera ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë.
Policia finalizon operacionin policor të koduar “Safe City 2”.
Me mina me telekomandë, eksploziv të lidhur me kapsolla dentonatore dhe lëndë eksplozive, nga Lura drejt Rrëshenit, kapet në flagrancë në hyrje të Rrëshenit, 45-vjeçari nga Lura.
Gjatë kontrollit në banesë në Lurë, Policia i gjeti 2 armë zjarri, lëndë eksplozive, kapsolla detonatore, qindra fishekë luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës.
Dy muaj e gjysmë më parë, Policia vuri në pranga një 28-vjecar dhe sekuestroi 2 mina me telekomandë.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale, bazuar në inteligjencën policore dhe në zbatim të masave të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë siguruan informacion se një shtetas po transportonte mina me telekomandë, në drejtim të Rrëshenit.
Bazuar në këtë informacon organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Safe City 2”, gjatë të cilit, në hyrje të qytetit të Rrëshenit, u kap në flagrancë shtetasi A. K., 45 vjeç, lindur në Thumanë, Krujë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi:
•4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive;
•3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil;
•3 kapsolla të lidhura me fitil;
•2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrolleve në banesën e vjetër të babait të shtetasit të arrestuar, në Lurë, Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Policinë e Dibrës, gjetën në banesë 2 armë zjarri, lëndë eksplozive si ajo që ishte montuar në minat me telekomandë, 10 ndezësa granatash ofensive/defensive, 10 kapsolla detonatore, dhjetëra metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe qindra fishekë luftarak.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./CNA
Policia në Shkodër ka arrestuar 18-vjeçarin me iniciale J....
Një aksident ka ndodhur në zonën e Fushë Krujës në fshatin...
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, ku gjatë një k...
Rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çasti...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Shkodër. Mësohet ...
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 24-vjeçar me inici...
Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Vreshtaj të ...
Prokuroria e Napolit ka mbyllur hetimet për 48 persona, pj...
Anëtari i bandës së babagjyshëve, shtetasi F.P është futur...
Arrestohet punonjësi i policisë në Portin e Durrësit. ...
Pas zjarrit në bar Lulishten Butrinti, shefi i zjarrfikëse...
Policia e Vlorës ka nisur hetimet për 56-vjeçarin me inici...
Policia e Vlorës ka arrestuar 42-vjeçarin me iniciale A. J...
Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman ...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar me inicia...
Një autobus i një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriu...
Rreth orës 16:20, në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit, ...
Raporti i SPAK për vitin 2023 zbulon se pastrimi i parave ...
Raporti i SPAK-ut për vitin 2023 tregon detaje rreth v...
Raporti i SPAK i vitit 2023 zbulon se grupet kriminale...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...