web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Inceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO-së më 19 dhjetor do të shpallë vendimin për Bllakon, Kokën dhe Zoton

4 Dhjetor 2024, 12:03, Kronika CNA

Inceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO-së më 19 dhjetor do të

Përfundoi shqyrtimi gjyqësor në Apelin e Posaçëm për inceneratorin e Fierit.

Për të pandehurit e inceneratorit të Fierit vendimi do të shpallet në Gjykatën e Apelit më datë 19 dhjetor. Sot në seancë u paraqiten argumentet e mbrojtjes.

Shkalla e Parë dënoi Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe 12 të pandehur të tjerë për aferën. Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, Klodian Zoto me 8 vite, ndërsa ish-Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Alqi Bllako, u dënua me 2 vite e 8 muaj burg, si pasojë e ndryshimit të akuzës.

SPAK për Alqi Bllakon kërkoi 7 vite burg, por nuk mori pafajësinë për akuzën “shpërdorimi i detyrës së funksionarit të lartë shtetërorë” dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen një detyrë publike”.





Lajmet e fundit nga