web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditja e “Matrix”-it/ Çkodohen 2.3 milionë mesazhe të grupeve kriminale

3 Dhjetor 2024, 15:37, Kronika CNA
Goditja e “Matrix”-it/ Çkodohen 2.3 milionë mesazhe
Foto ilustruese

“Matrix” është një aplikacion komunikimesh të koduara, i përdorur nga krimet e organizuara.

Për herë të parë u zbulua nga autoritetet holandeze në telefonin e një të dënuari për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021. Pas zbardhjes së mesazheve nisi një hetim në shkallë të gjerë për komunikimet në këtë aplikacion. 

Hetimet u kryen nga nga autoritetet holandeze dhe franceze, në bashkëpunim me Europolin dhe Eurojustin, ndërsa për ekzekutimin e masave bashkëpunuan edhe homologët italianë, lituanianë dhe spanjollë.

Nga verifikimet u zbulua se infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si “Sky ECC” dhe “EncroChat”.

Themeluesit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurt se aplikacionet e mëparshme të përdorura nga grupet kriminale.

Përdoruesit mund t'i bashkoheshin shërbimit vetëm nëse merrnin një ftesë. Për aplikacionin “Matrix” kishte më shumë se 40 serverë në disa vende në Francë dhe Gjermani. 

Duke përdorur teknologji inovative, autoritetet mundën të përgjonin shërbimin e mesazheve dhe të monitoronin aktivitetin për 3 muaj. Gjatë hetimit u deshifruan më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë.

Mesazhet që u përgjuan lidhen me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave./ CNA





Lajmet e fundit nga