web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhunimi i burrit të gjyqtares Dollani/ Hetimi zbulon Shullazin, Ervis Martinajn dhe ish-deputetin Ndoka

18 Maj 2024, 22:45, Kronika CNA

Një ndër ngjarjet e rënda që ka zbuluar operacion i fundit i SPAK është dhe dhunimi që i është bërë bashkëshortit të gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani. Kjo e fundit vijon të ushtrojë detyrën e saj në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ndërsa bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë.

Në bisedat e SKY të zbardhura nga SPAK, ka rezultuar se organizator i dhunimit dhe më pas vendosjes së pistoletës në gojë të burrit të gjyqtares, është Emiljano Shullazi.

Policia në atë kohë arrestoi një person, por shumë shpejt ai u lirua dhe më pas çështja për akuzën e “Kanosjes ndaj gjyqtarit” dhe rrahjes së bashkëshortit të Dollanit u pezullua nga prokuroria e Tiranës, për mungesë autori.

Çështja u pezullua edhe pse raportimet dhe dyshimet e para krijonin bindjen se gjithçka ishte bërë nga brenda burgut me qëllim që Saida Dollani të jepte dorëheqjen nga procesi penal kundër Shullazit, Gilmando Danit dhe 4 personave të tjerë që po zhvillohej në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

Dhunimi i burrit të gjyqtares Dollani/ Hetimi zbulon Shullazin, Ervis
Gjyqtarja Saida Dollani

Sipas dosjes penale të finalizuar nga SPAK me 50 persona të arrestuar, njerëzit kryesorë që kanë bërë të mundur rrahjen brutale të burrit të Saida Dollanit, janë Emiljano Shullazi, ish-deputeti i PS Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj.

Burri i gjyqtares denoncoi se u kërcënua me pistoletë teksa gruaja ishte pjesë e trupës gjyqësore të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Saida Dollani u largua nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet në Prokurorinë e Tiranës. 10 muaj më pas prokurorja Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa gjykata e kundërshtoi duke e rikthyer për vijimin e hetimeve.

Sërish çështja nuk mundi të zbardhej duke shkuar drejt pezullimit të saj. Procesi i Shullazit ngeci në Apel, ku ky i fundit dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë. Dënimi i tyre në Apel u dha pa prezencën e avokatëve mbrojtës, ndërsa çështja tashmë është në Gjykatën e Lartë./ CNA





Lajmet e fundit nga