Zjarr në bodrumin e Spitalit Psikiatrik
Mbrëmjen e kaluar në bodrumin e Spitalit Psikiatrik në Tir...

Policia ka përfunduar sot një operacion, prej të cilit u arrit goditja e një grup të strukturuar kriminal, që falsifikonte dokumente, me qëllim shitjen.
Grupi kishte në përbërje si pjesëtarë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova.
Mësohet se nga ky operacion u vunë në pranga 6 shtetas: K. D., 35 vjeç, K. G., 57 vjeç, G. L., 28 vjeç, K. D., 56 vjeç, L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeç.
Gjithashtu, u sekuestruan 15 dokumente, të huaja dhe shqiptare, të dyshuara false, si dhe 7 celularë dhe 1 motomjet.
Operacioni ishte rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Seksionit kundër Krimeve Ekonomike të DVP Tiranë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, me Njësinë e Përbashkët të Investigimit me ShBA-në dhe me Prokurorinë e Tiranës.
“Si rezultat i një hetimi intensiv, të kryer me metoda profesionale, nga Seksioni kundër Krimeve Ekonomike i DVP Tiranë dhe Njësia e Përbashkët e Investigimit me ShBA-në, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, u finalizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Njësia”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, K. G., 57 vjeç, banues në Prizren, dhe G. L., 28 vjeç, banues në Kaçanik. Gjithashtu, u ndaluan me iniciativë shtetasit K. D., 56 vjeç, L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë.
Nga hetimi ka rezultuar se këta shtetas, të organizuar si grup, falsifikonin dokumente të ndryshme, me qëllim shitjen shtetasve që synonin të lëviznin ilegalisht, drejt shteteve që kërkojnë viza.
Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:
-3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane;
-2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane,
-1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze;
-1 leje drejtimi rumune;
-1 kartë identiteti shqiptare.
Së bashku me dokumentet e dyshuara të falsifikuara u sekuestruan 7 celularë dhe 1 motomjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, - thuhet në njoftim./ CNA
Mbrëmjen e kaluar në bodrumin e Spitalit Psikiatrik në Tir...
Policia në Shkodër ka finalizuar një operacion policor, si...
Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion policor për ...
Policia ka identifikuar autorin e plagosjes në Korçë. Mëso...
Mbrëmjen e kësaj të marte një person është plagosur me thi...
Policia bëri të ditur finalizimin e aksionit të koduar “Es...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Policia e Shtetit është vënë në kërkim të shtetasit Daut L...
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar o...
Arratiset një i burgusor në Shënkoll të Lezhës. Sipas buri...
Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 4 të qytetit...
Mësohen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur sot në Vaun e...
GJKKO ka dhënë dënim me 16 vite burg Aleks (Adil) Nanajn d...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Korçë, ku një 78-...
Një person dyshohet se është plagosur në Cukal të Vaut të...
Një aksident ka ndodhur sot në mesditë në Kolonjë. Akside...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Çorrush t...
Mësohen detaje të reja për aksidentin e ndodhur sot në mën...
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet lidhur me vetë...
Komisariati i Policisë Nr. 7 në Tiranë ka finalizuar sot n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...