Ngjarje e rëndë në Korçë, 78-vjeçari gjendet i pajetë brenda një mjeti
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Korçë, ku një 78-...

GJKKO ka dhënë dënim me 16 vite burg Aleks (Adil) Nanajn dhe me 7 vite burg Pashk Sylën.
Ata akuzohen për trafik droge nga Shqipëria në Greqi.
Nanaj dhe Syla janë arrestuar në vitin 2019 në kuadër të operacionit 'Brezi i Gjelbër'.
Sipas GJKKO:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Aleks Nanaj (alias Adil Nano), Emiljant (Emiljan) Lamkollari, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 28/4, 333/a/1, 333/a/2 dhe 334/1 i K.Penal, dhe Pashk Syla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Erjon Çela, Erjon Bani dhe Gerd Hoxha, me vendimin Nr. 11, datë 03.02.2025 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 2-të, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëshjetë) vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 1-rë i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
4. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) me një dënim të vetëm përfundimtar prej 16 (gjashtëmbëshjetë) vjet burgim.
5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
6. Pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Emiljant Lamkollari (alias Emiljan Lamkollari), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 2-të dhe 28/4 të Kodit Penal; Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë. “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, e parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2-të i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” e parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/ë rezulton se i pandehuri ka vdekur.
7. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, e caktuar ndaj të pandehurit Emiljant Lamkollari (alias Emiljan Lamkollari), me vendimin nr. 81, datë 06.05.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë.
8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pashk Syla për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 283, paragrafi i 2-të i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
9. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Pashk Syla të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
10. Mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata për të pandehurit e këtij gjykimi, av. L.Xh dhe S.T të shpërblehen nga shteti sipas tarifave të parashikuara me ligj. 10. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) dhe Pashk Syla në mënyrë solidare.
11. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit”, - thuhet në njoftimin e GJKKO-së. /CNA
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Korçë, ku një 78-...
Një person dyshohet se është plagosur në Cukal të Vaut të...
Një aksident ka ndodhur sot në mesditë në Kolonjë. Akside...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Çorrush t...
Mësohen detaje të reja për aksidentin e ndodhur sot në mën...
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet lidhur me vetë...
Komisariati i Policisë Nr. 7 në Tiranë ka finalizuar sot n...
Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Gramsh...
Sërish përgjaken rrugët në Lezhë. Dy automjete janë përpla...
Dy shtetas me inicialet E. V., 22 vjeç dhe R. Z(P)., 27 vj...
Një aksident është regjistruar në rrugën Transballkanike, ...
Dy persona me inicialet E.SH (39 vjeç) dhe G.M (49 vjeç), ...
Gjashtë persona janë arrestuar dhe një një tjetër është vë...
Një i ri me inicialet H. H., është arrestuar pasi në dyqan...
Policia e Fierit ka vënë në pranga me qëllim ekstradimin d...
Raportohet se në ngjarjen në fshatin Gruemirë në Malësinë ...
Mbrëmjen e kësaj të shtune të shtëna me armë zjarri janë r...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën ...
Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në k...
Mbrëmjen e sotme, në rrugën “Ilia Shyti”, te Kodra e Prift...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...