Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan/ Betonierja bie nga lartësia, dyshohet për viktima
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...

Dy autorët e ekzekutimit të biznesmenit në Elbasan janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Dy autorët e dyshuar janë shtetasit M. A., 32 vjeç, i cili ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, dhe A. K., 35 vjeç.
Ata kërkohen për veprat “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Policia e Elbasanit ka njoftuar se deri tani është arrestuar një nga bashkëpunëtorët, Xh. A., 32 vjeç dhe roja i karburantit, K. P., 52 vjeç. Ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi. Ndërkohë, 32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Policia njofton se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të tij. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit.
Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes.
Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët.
Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).
Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje.
Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.
Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes.
Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.
Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:
Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;
K. P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /CNA
Janë zbardhur detaje të reja për ekzekutimin e biznesmenit...
Një shtetas është shoqëruar mbrëmjen e sotme në ambientet ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hën...
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Njësia Hetuese e ...
Një 21-vjeçar u lokalizua pas disa orësh kërkime dhe u vu ...
Policia e Hasit ka vënë në pranga një 62-vjeçar, i cili dy...
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me krimin e ndodhu...
Një 55-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekst...
Një automjet që dyshohet se është përdorur nga autorët e e...
Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e djeshme ...
Një aksident është shënuar ditën e sotme rreth orës 06:20,...
Drejtuesi i autobusit urban të linjës "Green Line Tirana”,...
Raportohet se një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të...
Një autobus urban i linjës "Green Line Tirana" ka dalë nga...
Një autobus urban i linjës "Green Line Tirana" ka dalë nga...
Policia ka ndarë një informacion paraprak lidhur me atenta...
Zbardhen të dhëna të reja lidhur me atentatin e ndodhur mb...
Zbardhet detaje të reja nga atentati me armë zjarri ndaj n...
Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kë...
Është zbardhur ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në lagjen...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...